Politike

Pse u prish teatri natën? Veliaj shpjegohet: Zgjodhëm momentin me riskun më të vogël, do ishte e rrezikshme për aktorët n

18 Maj 2020, 11:34 Nga DOSJA
Pse u prish teatri natën? Veliaj shpjegohet: Zgjodhëm momentin me

TIRANË- Në prezantimin e detajuar për Këshillin Bashkiak, lidhur me projektin e Teatrit të Ri Kombëtar, kryebashkiaku Veliaj sqaroi edhe përse u zgjodh që puna për godinën e re të fillonte natën. Veliaj theksoi se ky moment u zgjodh pasi politika u përfshi në këtë debat dhe përzgjedhja e kohës së prishjes ishte një tentativë për të plotësuar dëshirën e shumicës duke minimizuar risqet ndaj pakicës.


Konflikti mbi Teatrin eskaloi kur u përfshi politika, ashtu siç kur politika e djallosi kur u përfshi tek Astiri, siç e djallos sa herë që përfshihet tek lodrat që bëhen në Tiranë apo në projektet e tjera publike. Ne gjykuam që do të ishte e rrezikshme për artistët, nëse do të prishej në çdo moment tjetër të ditës. Unë kam përjetuar 21 janarin, kur Saliu të vriste ditën. Për të respektuar vendimin e shumicës, zgjodhëm momentin kur mund të respektohej me riskun më të vogël. Kjo është arsyeja që ndërhymë në atë orë dhe më vjen mirë që nuk patëm të lënduar“, u shpreh ai.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë Tiranë u shpreh se teatri i ri do jetë 6 herë me i madh se i vjetri. Ai u shpreh se vendimi që mori ishte i vështirë, por i drejtë dhe do bënte të njëjtën gjë 100 herë. Sërish Veliaj kërkoi dialog me artistët dhe tha se Tirana do ecë përpara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj projekti i teatrit kombetar shembet teatri kombetar erion veliaj projekti i teatrit kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll