Politike

Shembi Teatrin, Erion Veliaj në delir! Manipulon sërish mbledhjen e Këshillit Bashkiak, fton këshilltarët të ndjekin monol

18 Maj 2020, 09:48 Nga DOSJA
Shembi Teatrin, Erion Veliaj në delir! Manipulon sërish mbledhjen e

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është në qendër të akuzave nga opozita, por edhe shoqëria civile dhe opinioni publik pas vendimit për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar, në një kohë kur Shqipëria lufton me pandeminë e COVID-19. Në një denoncim në rrjetet sociale, njëri prej këshilltarëve të Bashkisë Tiranë, Fabian Topollaj, thotë se Veliaj ka thirrur sot një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ku pjesëmarrës është vetëm ai.

Erion Veliaj arrin rekord të ri manipulimi. Organizon mbledhje Këshilli Bashkiak me një pjesëmarrës të vetëm, veten e tij. Për më tepër që ai nuk është fare as anëtar i Këshillit Bashkiak. Pa. Materiali Bashkëlidhur, ska asnjë lidhje me cështjen e Teatrit Kombëtar.”,-shkruan Topollaj. 

Ndërkohë që disa ditë më parë, Topollaj zbuloi edhe metodën sesi u manipulua nga Bashkia Tiranë, mbledhja e Këshillit Bashkiak dhe marrja e vendimit për të shembur Teatrin. Këshilli as nuk ishte njoftuar për mbledhje me 14 maj, dhe as nuk u mblodh fare. Vendimi me firmën e Toni Gogës, është i dyshimtë dhe ende nuk ka një sqarim të qartë për atë që ndodhi. Megjithatë, Veliaj sërish nuk priti që ky vendim të hynte në fuqi. Pa kaluar 10 ditë, fadromat shkuan dje natën dhe shembën Teatrin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj shembet teatri kombetar erion veliaj shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll