Politike

Me lot në sy, Kryemadhi merr përsipër përgjegjësitë: Jam këtu për ti thënë më fal artistëve, humbëm godinën por jo

17 Maj 2020, 19:18 Nga DOSJA
Me lot në sy, Kryemadhi merr përsipër

TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë në mes të rrugës pranë Parkut Rinia. Në një deklaratë për mediat ajo theksoi, se do të vijojë të qëndrojë në bulveard edhe gjatë natës. Kryemadhi u shpreh se qëndresa e saj është një mënyrë për t’i kërkuar falje artistëve.

Qëndrimi im është për ti thënë më fal Edmond Budinës, Robert Budinës, Nertan Liçajt, për ti thënë më fal Naim Frashërit, Kadri Roshit, të gjithë atyre që na kanë dhënë dinjitet dhe krenari. Na kanë dhënë atë të cilën me sa duket e qajmë shumë nëpër rrjetet sociale për të folur mbi shqiptarizmin. Unë nuk e di sot se çfarë bëhet me kostumet tona etnografike, që kanë veshur gratë dhe burrat 200 vjet më para, kulturën tonë dhe në fakt kam faj se nuk kam kërkuar llogari. Kam faj se kam bërë kompromise, për hir të stabilitetit kam bërë kompromise”, tha Kryemadhi.

Me lot në sy, kryetarja e LSI, vijoi më tej duke thënë se sot humbëm një godinë por jo Teatrin, ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës.

“Ne do bëjmë aleancë me qytetarët. Këtu jemi edhe unë, edhe Luli, edhe Shpëtim Idrizi dhe të gjithë kryetarët e partive. Por të mos vinë për ne, të vijnë për veten e tyre. Të fitojë dinjiteti shpirtëror. Atë që tha Romir Zalla, të vijnë për Mond Budinën, për Robert Budinën, për Neritan Liçajn, që mu mbushën sytë me lot. Me një dinjitet të jashtëzakonshëm. Me një dinjitet që netë të tëra pa gjumë i pafuqishem ecte dhe mbante trupin drejt, por mbante kokën poshtë, sepse mendoj se humbi. Nuk ka humbur. Humbi një godinë, por jo teatrin”, vijoi Kryemadhi.

Kryemadhi u bashkua me protestuesit pranë Parkut Rinia, pas policia shoqëroi disa prej tyre. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi shembja e teatrit kombëtar monika kryemadhi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 17:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e zhvilluar sot kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama ka replikaur me disa qytet...