Politike

Situata tek TK, Shpëtim Idrizi: Nëse opozita nuk proteston duhet të ikë në shtëpi

17 Maj 2020, 15:59 Nga DOSJA
Situata tek TK, Shpëtim Idrizi: Nëse opozita nuk proteston duhet

TIRANË- Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i është bashkuar sot protestës tek Teatri. Gjatë qëndrimit krah lidërve të tjerë të opozitës, Idrizi tha se qytetarët duhet të protestojnë, e bashkë me ta edhe opozita e bashkuar.

Ai u bëri dhe njëherë thirrje kolegëve të në opozitë, duke thënë se nëse nuk protestojnë më mirë të ikin në shtëpi dhe le të lënë qytetarët të përballen me pushtetin.

Sot na u bë e qartë se shqiptarët duhet të rifitojnë demokracinë, sot u faktua se jemi nën regjim. Nuk ka asgjë të paqartë, para se të jemi opozitarë jemi qytetarë, ne do të jemi cdo ditë në mbështetje të protestave të qytetarëve. Sigurisht edhe si opozitë e bashkuar do të organizojmë protestat tona. Ju e shihni si po na tregohet arroganca, përballja me një regjim do skarifica, nëse opozita nuk e bën këtë duhet të ikë në shtëpi, dhe le ta bëjnë qytetarët”, u shpreh Idrizi.

Ndërkohë sot gjatë orëve të para të mengjesit është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar shpetim idrizi protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar shpetim idrizi

Sondazh

Poll