Politike

Kryemadhi bën paralajmërimin e frikshëm: Edi Rama do t’i marrë organet fëmijëve të shqiptarëve dhe do t’i trafikojë

17 Maj 2020, 16:25 Nga DOSJA
Kryemadhi bën paralajmërimin e frikshëm: Edi Rama do t’i

TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është bashkuar protestuesve ditën e sotme te Parku Rinia. E ulur në gjunjë së bashku me qytetarët, Kryemadhi ka bërë një deklaratë të frikshme. Gjatë komunikimit me gazetarët, ajo është shprehur se Edi Rama do të vijë një ditë që do t’ua marrë organet fëmijëve të shqiptarëve dhe do t’i trafikojë jashtë shtetit.

“Jua ka marr frymën me maskë, nesër do ju vej eterin, do ju vej në gjumë, do ju marrë organet e fëmijëve dhe do jua shesi në trafik”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi mbërriti te Parku Rinia, pasi policia shoqëroi disa protestues që kishin bllokuar rrugën. Më pas në vendin e ngjarjes erdhi edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi shembja e teatrit kombëtar monika kryemadhi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll