Politike

VIDEO-HISTORIKE/ Rama duke shfryrë e tallur, momenti që “vrau” Teatrin Kombëtar, Luftar Paja asokohe u bë edhe ‘ballis

17 Maj 2020, 18:32 Nga DOSJA
VIDEO-HISTORIKE/ Rama duke shfryrë e tallur, momenti që

TIRANË- Kryeministri Edi Rama më në fund e realizoi ëndrrën e tij. Teatri Kombëtar u shemb. Lufta për prishjen e godinës ka nisur që në vitin 1998, në atë kohë Rama ishte Ministër Kulture dhe fuqia e tij nuk mfjaftoi për të shembur një godinë historike në mes të Tiranës.

Por ai provoi sërish dhe në vitin 2002, kur ishte kryetar i Bashkisë Tiranë, por ishte i dobët përball forcës se aktorëve të bashkuar. Në atë kohë u hap dhe një debat publik, që u bë pikërisht brenda sallës së godinës që sot nuk ekziston më.

Në një pjesë të debat Rama iu kthye aktorëve duke thënë se godina nuk mund të qëndronte as si muze për brekët e aktorës së madhe Violeta Manushi.

Kjo deklaratë irritoi aktorët e tjerë, ku një prej tyre ngriti zërin më shumë. Ishte Luftar Paja. Në atë kohë mbrotjës i godinës, u çua nga ulësja e tij në teatër dhe iu hakërrye Ramës.

Mos u tall me brekët e Violeta Manushit, se ato janë brekë të arta”, thoshte Paja i inatosur. Por sot godina u shemb, brekët e arta të Violeta Manushit u harruan e aktori i njohur Luftar Paja nga ‘ballist’ është kthyer ‘dezertor’ të luftës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike breket e violeta manushit edi rama luftar paja shembet teatri kombetar breket e violeta manushit edi rama luftar paja shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 17:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e zhvilluar sot kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama ka replikaur me disa qytet...