Politike

“S’ka Reformë Zgjedhore”, PD e LSI marrin vendimin: Nesër në protestë, jemi me artistët. Qytetarët të na bashkohen

17 Maj 2020, 16:23 Nga DOSJA
“S’ka Reformë Zgjedhore”, PD e LSI marrin vendimin:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kanë zhvilluar sot në mbrëmje mbledhje urgjente të Kryesive të partive. Pas mbledhjes ka pasur një komunikim nga të dy kampet dhe janë shprehur në një mendje duke thënë se do të marrin pjesë në protestën e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit, e cila do të zhvillohet nesër në orën 16:30. 

Kreu i PD pas përfudnimit të mbledhjes tha se u ka dhënë urdhër të gjitha strukturave që të ketë një organizim shumë të mirë dhe pjesëmarrja të jetë masive. Nga ana tjetër Endrit Braimllari, në emër të LSI tha se  ata do të mbështesin të gjitha protestat e AMT. 

Ndërkohë Basha ka treguar dhe vendimin që ka marrë PD, duke u shrpehu se “nuk do të ketë Reformë Zgjedhore”, duke nënkuptuar se opozita do të dalë nga Këshillit Politik. 

Mbledhjet e Kruesisë janë bërë pas prosteës që është zhvilluar sot. Ndërkohë gjatë orëve të para të mengjesit është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh kryesine e pd lulzim basha shembet teatri kombetar basha mbledh kryesine e pd lulzim basha shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll