Politike

Shembja e Teatrit, Fevziu ngre alarmin: Mund të ndodhë me pjesë të tjera të Tiranës nëse nuk përfshihen në listën e tr

17 Maj 2020, 17:45 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, Fevziu ngre alarmin: Mund të ndodhë me pjesë

TIRANË –Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë argumentet e tij, se përse nuk duhej prishur Teatri Kombëtar. Në një komunikim me “Abcnews.al”, Fevziu është shprehur se Teatri mund të kthehej në muze dhe artistët të shkonin diku tjetër. Fevziu ka dalë kundër ndërtimit të një Teatri të ri, pasi është kosto shumë e madhe. Sipas tij, kjo që ndodhi me Teatrin mund të ndodhë edhe më pjesë të tjera të Tiranës, nëse nuk përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore.

“Kjo godinë mund të kthehej në muze dhe artistët të shkojnë diku tjetër. Ndërkohë që për ndërtimin e një godine të re jam kundër, sepse është kosto dhe të ndërtosh për rreth 15 mijë persona që shkojnë një teatër një godinë që kërkojnë miliona euro është kosto shumë e lartë. Rama kishte bindjen se teatri nuk ka asnjë vlerë historike, por nëse na ndodhi kjo sot, mund të na ndodhë edhe me pjesë të tjera të Tiranës të cilat nëse nuk përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore mund t’i shembin”, u shpreh Fevziu.

Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blendi fevziu shembja e teatrit kombëtar blendi fevziu shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 17:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e zhvilluar sot kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama ka replikaur me disa qytet...