Aktualitet

VIDEO- Realizohet ëndrra e Ramës, shembet TK. Opozita premton protesta, qytetarët ndezin qirinj për shkatërrimin e godinës

  • BE në Shqipëri: Kërkuam dialog por qeveria e Bashkia s’na dëgjuan!
  • SHËNIM: Vendimi për Teatrin Kombëtar hyn në fuqi në 24 maj, shkatërrimi i paligjshëm…
  • Erion Veliaj mesazh protestuesve tek Teatri: Është koha të bashkohemi, mërzia do kalojë
  • Presidenti Meta: MAFIA urdhëroi shkatërrimin, krim kushtetues dhe ligjor
  • Basha ‘kokë më kokë’ me aleatët, rinisin protestat: Menjëherë!
  • VIDEO/ Tensionet në protestën për Teatrin, momenti kur protestuesi “i hap krahun” efektivit
  • Shembet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental. Pas një aksioni të Inspektoriatit të Territorit që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës së 17 majit. Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar aksion opozitar dhe ka thirrur aleatët e koalicionit në takim. Shoqërohen në Polici, Monika Kryemadhi, Silva Caka, Gazmend Bardhi, Neritan Liçaj, Robert Budina dhe dhjetëra qytetarë.
    Featured image of article: VIDEO- Realizohet ëndrra e Ramës, shembet TK. Opozita premton protesta, qytetarët ndezin qirinj për shkatërrimin e godinës Edi Rama, Monika Kryemadhi, Lulzim Basha dhe pamje nga Teatri Kombëtar

    TIRANË– Shembet Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental! Gjithçka ka ndodhur pas një aksioni të Inspektoriatit të Mbrojtjes Territorit që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. Forca të shumta policie shfrytëzuan këtë moment për të rrethuar zonën dhe nisën menjëherë rrënimin e saj. Ndërkohë ka pasur rezistencë dhe aktorët dhe politikanët, të cilët janë përplasur edhe me policinë. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit.

    Për këtë shembje, kryetari Lulzim Basha është shprehur se ky është një vendim i jashtëligjshëm dhe se sot do të mbledhë strukturat e partisë për të marrë një vendim, sesi do të veprojnë në ditët në vijim. Ndërsa, kyetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu bën thirrje qytetarëve që të mos e njohin më shtetin e Ramës, pasi sipas saj po keqtrajton qytetarët.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

    (k.m./j.v/ dosja.al)

    • 21:37

    • 21:28

      Me lot në sy, Kryemadhi merr përsipër përgjegjësitë: Jam këtu për ti thënë më fal artistëve, humbëm godinën por jo Teatrin

      Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi vijon të qëndrojë në mes të rrugës pranë Parkut Rinia. Në një deklaratë për mediat ajo theksoi, se do të vijojë të qëndrojë në bulveard edhe gjatë natës. Kryemadhi u shpreh se qëndresa e saj është një mënyrë për t’i kërkuar falje artistëve.

      Qëndrimi im është për ti thënë më fal Edmond Budinës, Robert Budinës, Nertan Liçajt, për ti thënë më fal Naim Frashërit, Kadri Roshit, të gjithë atyre që na kanë dhënë dinjitet dhe krenari. Na kanë dhënë atë të cilën me sa duket e qajmë shumë nëpër rrjetet sociale për të folur mbi shqiptarizmin. Unë nuk e di sot se çfarë bëhet me kostumet tona etnografike, që kanë veshur gratë dhe burrat 200 vjet më para, kulturën tonë dhe në fakt kam faj se nuk kam kërkuar llogari. Kam faj se kam bërë kompromise, për hir të stabilitetit kam bërë kompromise”, tha Kryemadhi.

      Monika Kryemadhi

      Me lot në sy, kryetarja e LSI, vijoi më tej duke thënë se sot humbëm një godinë por jo Teatrin, ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës.

      “Ne do bëjmë aleancë me qytetarët. Këtu jemi edhe unë, edhe Luli, edhe Shpëtim Idrizi dhe të gjithë kryetarët e partive. Por të mos vinë për ne, të vijnë për veten e tyre. Të fitojë dinjiteti shpirtëror. Atë që tha Romir Zalla, të vijnë për Mond Budinën, për Robert Budinën, për Neritan Liçajn, që mu mbushën sytë me lot. Me një dinjitet të jashtëzakonshëm. Me një dinjitet që netë të tëra pa gjumë i pafuqishem ecte dhe mbante trupin drejt, por mbante kokën poshtë, sepse mendoj se humbi. Nuk ka humbur. Humbi një godinë, por jo teatrin”, vijoi Kryemadhi.

    • 21:32

      Hajdari: Godina u prish pas marrëveshjes mes opozitës dhe mazhorancës, u shkelën të gjitha ligjet

      Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një video-mesazh, Hajdari shprehet se teatri është shembur pas një  marrëveshje mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Ajo ka hedhur akuza kundër Ramës dhe Veliaj, duke thënë se kanë shkelur procedurat e shembjes së godinës dhe ajo ndjen dhimbje pasi ndërtesa sot është rrafshuar. Më tej ajo ka cilësuar politikën shqiptare si një teatër dhe u bënë thirrje qytetarëve që të reagojnë.

      Sikur të mos mjaftonte stresi që po kalojnë qytetarët si pasojë e COVID-19 ku prej dy muajsh janë të izoluar në shtëpi, kanë mbyllur bizneset kanë humbur të ardhurat e janë në pasiguri të plotë për të ardhmen. Sot qeveria vendosi të shtojë stresin duke shembur me dhunë në shkelje të disa ligjeve godinën e Teatrit Kombëtar. Së pari shkelja është në disa dimensone ku së pari u shkel ligji për pushtetin vendor se vendimi s’kishte hyrë në fuqi dhe është marrë në kundërshtim me procedurat që janë përcaktuar për vendimarrje online gjatë periudhës së pandemisë. Së dyti tjetërsimi i një monumenti kulture të cilësuar e tillë nga ‘Europa Nostra’, e cila e  shpalli si një nga 7 godinat që duheshin ruajtur, por Rama dhe Veliaj nuk pyetën. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi një ditë. Kemi edhe korin e atyre që marrin betejën e qytetarëve.

      Ata opozitën e bëjnë për të përfituar edhe kur janë në pushtet. Duhet ta kishim ruajtur që mos ta harrojmë se si ka qenë arti shqiptar. Gjermania ka shndërruar në muze edhe sh-kampet e përqendrimit, të cilat janë simboli i më të keqes që ka parë e gjithë bota. Sot kush ka sy ka parë qartë një teatër tjetër që është vënë në skenë 30 vite nga të njëjtët aktorë. Klasa jonë politike teatrale që ditën bëjnë sikur zihen e natën bashkohen në resortet e tyre luksoze ku jetojnë të lutur së bashku. Teatri u prish në marrëveshje të plotë mes tyre.”, është shprehur Hajdari.

    • 20:05

      FOTOT/ Qytetarët homazhe për godinën e TK, ndezin qirinj pas rrafshimit të godinës

      Godina e Teatrit Kombëtar është rrafshuar, por qytetarë vijojnë të protestojnë. Ata prej orësh po vijojnë në rrugë ku bëjnë thirrje kundër qeverisë së Edi Ramës.

      Homazhet në Tiranë

      Në mbrëmje ata kanë menduar që të bëjnë dhe homazhe për godinën e shëmbur të TK dhe kanë ndezur qirinj. Në tokë është vendosur një flamur shqipar i cili është rrethuar me qirinj.

      Homazhet në Tiranë

      Po ashtu u bëjnë thirrje dhe qytetarëve të tjerë që të bashkohen në protestë e të vijojnë të qëndrojnë gjatë aty.

    • 20:27

      “U arrestuan me urdhër politik”, Vetëvendosja kërkon heqjen e masës së arrestit për Boiken Abazin dhe dy qytetarë

      Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka kërkuar heqjen e masës së arrestit për kreun Boiken Abazi dhe dy qytetarë. Në një reagim në Facebook, dega e LVV në Shqipëri shprehet se arrestimi i Abazit është bërë me urdhër politik. Sipas tyre, policia ka ushtruar dhunë mbi aktivistët, duke tërhequr shumë prej tyre në komisariatet e qytetit, ndërsa mendojnë se ka akoma të tjerë që nuk janë liruar ende.

      Boiken Abazi

      Postimi i plotë

      Të lirohen menjëherë aktivistët nga masa e arrestit me urdhër politik. Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton arrestimin e paligjshëm të aktivistit Boiken Abazi dhe qytetarëve protestues Kastriot Qema dhe Flamur Dardeshi. I kërkojmë Policisë së Shtetit shqiptar lirimin e tyre të menjëhershëm, si dhe pushimin e akuzave.Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizmit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.Gjatë protestës së sotme aktivistët tanë kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë kundër bandës në pushtet që po abuzon me tërmetin dhe pandeminë për tju shërbyer interesave private dhe mafioze. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri nuk kanë ushtruar dhunë ndaj policisë së shtetit, por ka qenë policia ajo që ka ndërhyrë dhunshëm mbi protestuesit, duke tërhequr shumë prej tyre në komisariatet e kryeqytetit. Qendra e VV në Shqipëri ende nuk ka një informacion të plotë por beson se në komisariatet e tjerë ka edhe aktivistë të tjerë të VV. Pas shumë orësh pritje, ndërkohë që një numër i madh i të ndaluarve nga Policia u liruan ditën e sotme, tre të sipërpërmendurve iu komunikua masa e arrestit. Qendra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje e kundërshton me forcë trajtimin selektiv, me qëllim frikësimi dhe tendencioz ndaj të tre të arrestuarve dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm. Asnjë metodë frikësimi i pushtetit nuk do ti ndalë protestat tona për të mbrojtur të drejtat kolektive dhe interesin publik. Brutaliteti dhe dhuna nuk do të kalojnë!

    • 20:08

      “Teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor”, Romir Zalla bën thirrje për vazhdimin e qëndresës

      Qindra protestues vijojnë të qëndrojnë pranë Parkut Rinia, në protestë ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. Në mesin e tyre është edhe aktori Romir Zalla, i cili ishte gjithashtu i pranishëm edhe mbrëmjen e djeshme, gjatë rezistencës kundër prishjes së godinës. Në një prononcim për “News24”, Zalla është shprehur se lufta nuk ishte thjesht për metra truall dhe këtë e vërteton prania e qytetarëve. Sipas tij, Teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor dhe qëndresa duhet të vazhdojë.

      Romir Zalla

      Nuk kemi humbur asnjë betejë, fakti që njerëzit janë këtu, nuk janë se i kam sjellë unë, vijnë sepse e ndjejnë se e kanë kuptuar që lufta aty nuk ishte thjesht për metra trualli, llac e tulla dhe përplasje estetiko-kulturore mes komunitetit të artistëve. Qëndresa është për faktin se teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor, të mos e humbim edhe atë shpirtëror”, tha Zalla.

    • 19:45

      Shembja e Teatrit, Fevziu ngre alarmin: Mund të ndodhë me pjesë të tjera të Tiranës nëse nuk përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore

      Gazetari Blendi Fevziu ka dhënë argumentet e tij, se përse nuk duhej prishur Teatri Kombëtar. Në një komunikim me “Abcnews.al”, Fevziu është shprehur se Teatri mund të kthehej në muze dhe artistët të shkonin diku tjetër. Fevziu ka dalë kundër ndërtimit të një Teatri të ri, pasi është kosto shumë e madhe. Sipas tij, kjo që ndodhi me Teatrin mund të ndodhë edhe më pjesë të tjera të Tiranës, nëse nuk përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore.

      Blendi Fevziu

      “Kjo godinë mund të kthehej në muze dhe artistët të shkojnë diku tjetër. Ndërkohë që për ndërtimin e një godine të re jam kundër, sepse është kosto dhe të ndërtosh për rreth 15 mijë persona që shkojnë një teatër një godinë që kërkojnë miliona euro është kosto shumë e lartë. Rama kishte bindjen se teatri nuk ka asnjë vlerë historike, por nëse na ndodhi kjo sot, mund të na ndodhë edhe me pjesë të tjera të Tiranës të cilat nëse nuk përfshihen në listën e trashëgimisë kulturore mund t’i shembin”, u shpreh Fevziu.

    • 17:45

      “Nesër sërish protestë”, AMT thirrje qytetarëve: Ejani na u bashkoni në 16:30, Policia donte të na vriste. Na dhunuan në godinën e TK

      Anëtari i Aleancës për Mbrojten e Teatrin Kombëtar, Robert Budina, u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të bashkohen nesër në një protestë në orën 16:30. Budina u shpreh se ata mbrëmë kanë qenë në godinë dhe janë dhunuar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe kanë tentuar t’i vrasin.

      Sot do vazhdojë kjo që ka filluar, njerëzit nuk mund të ndalen. Ajo që doja të komunikoj, nesër në 16:30 pasdite thërret një protestë gjithë popullin e Tiranës, për arsyen se mbrëmë natën kur erdhën na sulmuan, dhe kur jemi bashkë është e vështirë që të mposhtin. Ata tentuan të na vrasin, do protestojmë kundër tentativës për vrasje.

      Ne nuk i kërkojmë askujt leje dhe ne do të protestojmë duke respektuar të drejtën tonë kushtetuese. Kemi vide që më kanë kërcënuar dhe kanë shkelur një zonjë që ra në tokë, ne kemi qenë në godinë dhe kanë ushtruar dhe dhunë. Policia po gënjen haptazi, krerët e policisë po gënjejnë haptazi për të shtrembëruar atë që ndodhi, por goditjet me fadromë filluam kur ne ishim brenda, kur policët po kapnin disa protestues brenda. Kundrejt kësaj tentative për vrasje ftojmë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë”, u shpreh Budina.

    • 18:25

      Kryemadhi bën paralajmërimin e frikshëm: Edi Rama do t’i marrë organet fëmijëve të shqiptarëve dhe do t’i trafikojë jashtë shtetit

      Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është bashkuar protestuesve ditën e sotme te Parku Rinia. E ulur në gjunjë së bashku me qytetarët, Kryemadhi ka bërë një deklaratë të frikshme. Gjatë komunikimit me gazetarët, ajo është shprehur se Edi Rama do të vijë një ditë që do t’ua marrë organet fëmijëve të shqiptarëve dhe do t’i trafikojë jashtë shtetit.

    • 18:38

      Basha ulet “gju më gju” me qytetarët dhe bën premtimin: Sa të jetë e nevojshme do të jem këtu

      Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së qytetarëve tek Parku Rinia. Ai është ulur këmbëkryq në mes të protestuesve dhe pranë tij ndodhet kreytarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kryedemokrati ka bërë premtimin publik, se do të jetë non-stop në mbështetje të artistëve.Basha ndër të tjera u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen.

      “Sa herë që ata preken, cënohen, PD dhe Luzlim Basha do të jenë pranë tyre. Është bllokuar buka e gojës, liria demokracioa, ky regjim nuk njeh ligj, njeh vetëm përballje, kush mendon ndryshe është patercië e këtij pushteti. Prej 24 orësh jemi non-stop në mbështetje të artistëve , sa të jetë e nevojshme do të jem këtu. Sot është nata kur Tirana nuk blihet por ngrihet”, u shpreh Basha.

    • 17:10

      Basha bashkohet me Kryemadhin: Ata që kanë dhunuar sot qytetarët do marrin përgjigjen e merituar

      Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur tek protesta afër Ministrisë së Brendshme. Ai ka vendosur që t’u bashkohet qytetarëve të revoltuar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

      Basha është bashkuar me Kryemadhin, e cila prej disa minutash po qëndron e ulur në rrugë e u bënë thirrje qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Teksa ishte duke ardhur, Basha ka dhënë dhe një deklaratë për mediat ku tha se ata që kanë kryer dhunë do marrin përgjigjen e merituar. 

      Ata që kryejnë dhunë barbare nga mëngjesit deri në dark do marrin përgjigjen e merituar. Të gjithë qytetarët e Tiranës të njohin të drejtën e tyre për të protestuar kudnër këtij regjimi palaçosh“, u shpreh Basha.

    • 17:07

      A do amnistoni krimet e kësaj qeverie? Kryemadhi shpërthen: Do i ha veshët Edi Ramës

      Monika Kryemadhi është përplasur sot me disa qytetarë, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me të. Kryemadhi gjatë një diskutimi me një qytetar tha se ajo kur të vi në pushtet do i ha veshët Edi Ramës.

      Kryemadhi: Jam këtu për të protestuar aq sa kam mundësi të bëj sot.

      Qytetari: A e mbani fjalën tuaj ju që sot se ju nuk do amnistoni më krimet e këtij pushteti.

      Kryemadhi: Unë do ja ha veshin Edi Ramës kaq po u them.

    • 17:06

      “Më mirë në burg e me dinjitet”/ Shpërthen Monika Kryemadhi, rikthehet tek Teatri: Do rri këtu

      Monika Kryemadhi e rikthyer sërish në zonën ku shemb Teatri Kombëtar në Tiranë, ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen sërish në shesh. Ajo është ulur në tokë duke këmbënglur që asaj t’i bashkohen edhe të tjerë qytetarë.

      Ajo ka thënë që do të vijojë të qëndrojë aty sa të ketë mundësi, duke u thënë njerëzve të mos paguajnë dritat e Ramës dhe ujin e Lali Erit.

      “Mua këtu më kanë, do bëj detyrat e mia, do rrij këtu sa të kenë mundësi. Ka burg më të poshtër se burgu i pandemisë së Ramës. Më mirë në burg dhe me dinjitet se në shtëpi dhe pafytyrë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë. Mos pagoni dritat e Ramës, ujin e Lalit Erit, mos paguani taksat e bashkisë.”–  tha Kryemadhi.

    • 16:56

      Kryemadhi me tone të forta, kërcënon me burg fadromistin që shembi TK dhe policët: Ajo që goditi Silva Cakën, me thonjtë e saj do mbytet

      Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së qytetarëve të Parku Rinia. Ajo ka folur me tone të ashpra, duke këcënuar me burg, fadromistin që shembi Teatrin Kombëtar, apo policët që dhunuan deputetët dhe qytetarët.

      Ajo ka thënë më tej se me policët do ta marrin personale. Gjithashtu kryemadhi lëshoi mesazh për SPAK, duke i thënë që të hetojnë policët pa numra që ndodheshin në protestë.

      Ai fadromisti që shembi godinën në burg do shkoj, ajo policia që goditi Silva Cakën, me thonjtë e saj do mbytet. Ta mbaj mend çdo policë që ka prekur me dorë qytetarët, do e kemi personale. Prokuroria shqiptare dhe reforma në drejtësi që na kanë çarë veshët këta ndërkombëtarët nuk kanë folur. Prokuroria të identifikojë policët pa numra se nuk e dimë në janë bandit apo banda kriminale” u shpreh Kryemadhi.

    • 16:54

      Kryemadhi: Kam 48 orë pa gjumë, turnin tim e bëra me dinjitet. Ose hajdeni këtu, ose mbyllni gojën

      Monika Kryemadhi ka shkuar sërish në protestë, pas shoqërimit të disa qytetarëve. Në një fjalë para mediave, Kryemadhi u shpreh se ka 40 orë pa gjumë dhe turnin e saj e ka bërë me dinjitet. Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë atyre që flasin për Teatrin të vijnë në shesh e të mbrojnë qytetarët ose të mbyllin gojën.

      “Mendon që e prishi një godinë, mendon se do rrëzojë historinë e shqiptarëve. Mendon se do t’i këtë me orgjitë e Erion Veliajt me shok. Ai teatër është rrënojë sot dhe është përgjegjësi e të gjithëve neve bashkë. Kam 48 orë pa gjumë, 12 orët e mia si dezhurn i bëra me dinjitet. U bëj thirrje të gjithëve që dalin që bëjnë familje për studentët, për listat e hapura, të vijjë këtu. Të mos vijnë për Bashën e Monikën, por për aktorët. Boll nxorrën projekte dhe mbajnë familje pro teatrit, lë të vinë këtu, orë të mbyllin gojën”, u shpreh Kryemadhi.

    • 16:32

      Tension tek Teatri Kombtëar, ulërima e lot, policia largon me dhunë protestuesit. Disa tërhiqen zvarr

      Pas disas minutash qetësi, është ndezur sërish protesta pas Teatrit Kombëtar. Disa protestues raportohet që të kenë hedhur sende mbi policët, të cilët kanë vepruar me shpëjtësi dhe kanë shoqëruar disa prej tyre.

      Siç shihet dhe nga pamjet, policila nuk ka kursyer as forcën dhe disa prej tyre i ka tërhequr zvarr duke i futur në furgon për t’i dërguar më pas në Komisariat. Një prej protestuesve nuk është ndjerë mirë dhe shihet se është shtrirë në tokë, ndërkohë disa prej të pranishmëve kanë shpërthyer në ulërima dhe lot.

      Përplasja vijon ende, pasi Policia kërkon që të shpërndaje protestuesit që kanë mbetur ende afër sheshit të Teatrit dhe të lirojnë rrugën.

    • 15:50

      Shembja e Teatrit Kombëtar, Liçaj mes dhimbjes lëshon një mesazh për Ramën e Veliajn: Nën rrënoja janë edhe dy kufoma që do kërmëzohen

      Aktori i njohur Neritan Liçaj, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit kombëtar. Në një postim në Facebook, Liçaj shkruan me dhimbje se një pjesë e tij ka vdekur nën rrënoja, por pjesa tjetër është më e fortë se kurrë. Ai ka lëshuar një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se tashmë janë kufoma që ndodhen nën rrënojat e Teatrit.

      Reagimi i plotë

      Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty. Por për fat të keq ka vetëm rrënoja! Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë! Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare.Rama dhe Veliaj! Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.

      Neritan Liçaj
    • 15:20

      “Do ju q* robt”, s’përmbahet aktori Ervin Bejleri, përleshet me policinë te Teatri: Mes natës si kusarë, a ju q****a motrën

      Aktori i njohur Ervin Bejleri është përplasur me policinë gjatë mbrëmjes së djeshme, në mbrojtje të Teatrit kombëtar. Bejleri është shtyrë me forcë nga efektivët e policisë, në përpjekje për të çarë kordonin. Ai është shfaqur tepër i revoltuar, ndërsa nuk është kursyer me fjalorin. Bejleri ka shfryrë ndaj efektivë të policisë, duke thënë se në protestë kishte ardhur për fëmijët dhe jo për tullat.

      A ju q****a motrën ju q****a. Nuk keni shanse brenda, do ju q* robt by******t. Mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, është shprehur Bejleri i revoltuar.

      Ervin Bejleri përleshet me policinë te Teatri
    • 14:52

      Erion Veliaj mesazh protestuesve tek Teatri: Është koha të bashkohemi, mërzia do kalojë, do merremi edhe me Kalanë e Tiranës… (DEKLARATA)

      Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj thotë se tashmë është momenti që qytetarët dhe protestuesit tek teatri të bashkohen me zërin e bashkisë Tiranë dhe qeverisë. Përmes një deklarate të regjistruar dhe të transmetuar në faqen e Facebook-ut, Veliaj tha se të gjitha punët e mira janë bërë gjithmonë me reagim negativ. Ai shtoi se tashmë është koha për të parë edhe shtimin e sipërfaqes së Kalasë së Tiranës.

      Pjesë nga deklarata e Erion Veliajt:

      Fillimisht, nuk u preferua një teatër me kullë, u tërhoqëm. Bëmë prapë një hap pas, asnjë centimetër të mos i hiqej TK. Në një negociatë nuk mund të marrësh gjithçka. Nuk mund të kemi teatër edhe pa kullë, edhe në qendër të Tiranës. Sapo na u transferua prona, e verifikuam. Instituti në vitin 2018, e pa si të papërshtatshëm në vitin 2018. Në 2007 atë që sot e përdorin si betejë, e hoqën nga listat e monumenteve kulturore. Kushdo që ndihet sot i trishtuar, ndihet që një betejë që i mori kohë doli pa fryt. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, por erdhi koha të shohim përtej kësaj dit.e Të mos lemë partitë të na përçajnë. Është momenti për t’u bashkuar. Partitë politike fërkojnë duart. Cfarë iku iku. Edhe kur u bë parku i lodrave u mërzitën, por sa u gëzuan kur u hap dhe çuan fëmijët për të luajtur. Do e shtojmë edhe kalanë e Tiranës, do të bëhet edhe njëherë sa kaq është. 

    • 14:45

      Shembi Teatrin natën, rishfaqet Erion Veliaj, me zë të dridhur flet: Ishte vendimi më i vështirë në jetën time!

      Rishfaqet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kryebashkiaku Veliaj me zë të dridhur u shpreh se ata që ishin kundër prishjes së godinës ishin vetëm një pakicë. Më tej, Veliaj shtoi se prishja e Teatrit ishte vendimi më i vështirë që kishte marrë në jetën e tij, duke i cilësuar si pjesë e detyrës së tij.

      Duam një teatër të ri. Kishim një projekt për një pazar të ri për një breg të lumit. Patëm një diskutim shumë të gjatë, kam qënë në 12 takime. Ata që ishin kundër ishin pakicë.Ndonjë kjo detyrë të vendime të vështira. Ky ishte vendimi më i vështirë më i madh në jetën time. Ta kalojmë duke u bashkuar dhe jo duke u përçarë,”-tha Veliaj.

    • 14:41

      Bashkë me Kombëtarin u prish edhe Teatri Eksperimental, Kiço Londo i përlotur: Më lini në hallin tim!

      Drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Kiço Londo është parë i përlotur në momentet kur godina u shemb. Ai ka tentuar disa herë që të shkojë pranë rrënojave por është ndaluar nga kordoni i efektivëve të Policisë. Në një prononcim për Dosja.al, ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë njoftim me shkrim për rrafshmin e godinës së tij, me dy sallat “Molier” dhe “Goethe”.

      “Më lini në hallin tim. S’kam asnjë njoftim për shëmbjen e godinës time, më kanë njoftuar vetëm me gojë,”– është shprehur Londo.

    • 14:33

      FOTOLAJM- Natën u shemb Teatri, Robert Ndrenika nuk preket, xhiro me miqtë e tij, i qëndron larg protestave

      E gjithë vëmendja e mediave ditën e sotme ka qënë e fokusuar në shembjen e Teatrit Kombëtar, procesi i cili është zhvilluar në orët e para të mëngjesit. Aktorë e regjisorë, por edhe qytetarë janë mbledhur për të protestuar duke mos i kursyer as përplasjet me efektivët e Policisë.

      Më e qetë duket situata në një zonë tjetër të Tiranës. Aktori Robert Ndrenika, një nga zërat pro për prishjen e godinës, është parë duke shëtitur me miqtë e tij.

    • 13:22

      “Iku një pjesë tjetër e historisë së Tiranës”/ Blendi Fevziu nxjerr foton e teatrit teksa shembet

      Gazetari Blendi Fevziu është shprehur për shembjen e Teatrit Kombëtar se tashmë iku edhe një pjesë tjetër e historisë së Tiranës. Në një postim në Instastory, gazetari ka publikuar edhe një foto, ku fadromat e INUV shembin godinën historike të Teatrit Kombëtar.

      “Iku edhe një pjesë tjetër e historisë së këtij qyteti”, shprehet Blendi Fevziu.

    • 13:21

      ‘Nami’ tek Teatri Kombëtar/ Dhunë dhe përplasje, Rama injoron gjithçka, shpërndan zemra në Facebook: E dielë në Tiranë

      Kryeministri Edi Rama ka injoruar totalisht protestën dhe përplasjet që po zhvillohen tek sheshi përballë Teatrit Kombëtar. Rama ka postuar video nga kryeqyteti, ku disa qytetarë kanë dalë për të shijuar rrezet e diellit. Pa e përmendur në asnjë moment shembjen e Teatrit dhe të gjithë përplasjet dhe shoqërimet që janë zhvilluar ditën e sotme, duke nisur që nga orët e para të mëngjesit, Rama ka vijuar me tijën.

      “E dielë në Tiranë,”-shkruan Rama dhe e shoqëron me një figurë zemre të kuqe. 

      POSTIMI I PLOTË: 

    • 13:15

      Me një cigare dhe i zverdhur në fytyrë, Neritan Liçaj nuk flet dot, me zërin e ngjirur kërkon pak paqe: S’kam fuqi!

      Neritan Liçaj

      Aktori Neritan Liçaj ëshët ulur në sheshin përballë Teatrit Kombëtar. Me një cigare në gojë, Liçaj me zërin e ngjirur nuk ka pranuar që të jepte një prononcim për gazetarët.

      Jo sot ju lutem. Se nuk kam fuqi dhe as dëshirë. Jo sot ju lutem,”-është shprehur ai ndërsa përlotej i ulur këmbëkryq dhe i zverdhur në fytyrë.

    • 13:10

      “Jetojmë për lirinë”, protestuesit vendosin pankarta para teatrit, brohorasin njëzëri: Poshtë diktaturës!

      Foto të pankartave

      Aktivistë, qytetarë dhe politikanë vijonë protestën para sheshit të Teatri Kombëtar. Pas përplasjeve me Policinë aktivistët kanë vënë në sheshin para teatrit disa pankarta, në të cilët shprehen se vendi ka nevojë për liri.  “Jetojmë për lirinë”, shkruhet në një prej tyre.  Ndërkohë njëzëri ata shprehen: “Poshtë diktaturës”. 

    • 12:48

      Shembja e Teatrit Kombëtar, Duma: Ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta, në perëndim ruhet edhe një suva e rënë

      Grida Duma

      Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një status në rrjetet sociale, Duma shkruan se perëndimi i ruan teatrot e vjetra me policë, madje duke ruajtur edhe një copë suvaje si dëshmie e historisë. Ndërsa, në vendin tonë, ish-deputetja shton se shqiptarët, me humbjen e Teatrit Kombëtar, ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta.

      Reagimi i plotë

      Shqipëria, jo vetëm Tirana, lëngon sot shkërmoqjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe bashkë me të shkërrmoqjen me brutalitet të çdo norme që garanton liritë dhe të drejtat e qytetarëve! Në atë shesh miliarda kokrriza pluhuri po shpërbëjnë në ajër dhjetra e dhjetra vite energji të njerëzve që i dhanë shpirt shpirtit të shqiptarëve. Ndërsa perëndimi i ruan teatrot e veta të vjetra me policë nga vizitorët e turistët; ruan dhe një copë suvaje të rënë si një copë historie të dëshmuar, barbarët kthejnë në pluhur historinë. Prapë edhe prapë! Kush nuk di nga vjen mund ta çosh kudo; mund ta degdisësh në honet e dreqit. Kush nuk di sa vlen mund ta shkatërrosh kurdo. Sot Shqipëria është zgjuar me një pjesë të vetes të zhdukur por historia e saj do të veprojë dhe do ta bërtasë ndryshe vrasjen passhpine. Për këdo që ironizon shqiptarët dhe historinë e tyre, me humbjen e teatrit kombëtar, i duhet kujtuar që ky vend i ka tejkaluar mallkimet e veta duke mbijetuar nga lashtësia duke u ringritur ndaj çdo fatkeqësie! Kështu do të ndodhë përsëri!

    • 12:46

      Shembet Teatri, reagon edhe Ambasada britanike: Të shqetësuar nga mungesa e dialogut, dhuna minon demokracinë

      Duncan Norman

      Ambasada britanke në Shqipëri ka reaguar lidhur me shembjen e Teatrit kombëtar në Shqipëri. Në reagimin e tyre, shkruhet se përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Shqipëri janë të shqetësuar nga mungesa e dialogut dhe episodet e dhunës.

      “Të shqetësuar thellësisht nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Ne mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve për të siguruar që ata janë paqësorë. Dhuna minon parimet themelore të demokracisë,”-shkruhet në reagim.

    • 12:50

      “Shpërthen” Andi Bejtja: Meta të masturbojë para Kushtetueses, opozita dhe Presidenca të vetëshkrihen

      Andi Bejtja

      Gazetari dhe analisti Andi Bejtja ka deklaruar për “Syri TV” se opozita dhe Presidenca të vetëshkrihen dhe të bëhen njësh me popullin kundër diktaturës  së Edi Ramës.

      ‘Basha të vetëshkrihet, Mona të shtrojë byrekun tek LSI, Meta të masturbojë para Kushtetueses’, tha gazetari.

    • 12:20

      Policia merr ‘peng’ Albana Vokshin, ndërhyn Enkel Demi, shtyhet me efektivët: Ta marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë…

      Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi është tentuar që të shoqërohet nga Policia e Tiranës, e cila ka rrethuar zonën e Teatrit Kombëtar. Në mbrojtje të saj ka dalë gazetari Enkel Demi, i cili ka tentuar që ta shpëtojë nga duart e efektivëve. Gjatë gjithë kohës ai është shtyrë me efektivët për të marrë sërish ish-deputeten por është ndaluar nga Policia. 

      “Ka mundësi të marrim pak atë gruan ne? Mos e prek me dorë o burrë se është femër. Albana mos lëviz!,“-thotë gazetari.

    • 12:20

      E hodhën mbi hekura dhe e morën zvarrë, Policia e Shtetit: Alfred Lela nuk u rrah si gazetar por si protestues që theu kordonin, mediat po dezinformojnë se ne po punojmë në kushte shumë të vështira…

      Pamje nga shoqërimi

      Policia e Shtetit thotë se gazetari Alfred Lela nuk është dhunuar si gazetar, por si protestues që theu kordonin policor. Në një reagim, ku PSh shpreh keqardhjen për “dezinformimin” e bërë nga mediat, thuhet se Forcat Operacionale kanë punuar në terren të vështirë dhe se dy policë jantë plagosur. Gjithashtu shton se gazetari u shoqërua njësoj si 37 persona të tjerë që iu mor deklarimi. Por në pamjet e publikuara në të gjithë mediat, shihet shumë qartë, se gazetari Alfred Lela, u mor zvarrë, dhe u hodh mbi hekura. Efektivë civilë e ulën përtokë dhe e shoqëruan.

      REAGIM I POLICISË SË SHTETIT:

      Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dizinformimin e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoriteteve vendore të Bashkisē Tiranë.

      Policia e Shtetit garanton opinionin publik, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale se çdo akuzë e përfaqësuesve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operacionale të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesēs së plotë të mirëkuptimit nga ana e të grumbulluarve në territorin e Teatrit Kombëtar.

      Nga kundërshtimi me forcë i tyre ndaj kērkesës së Policisë për t’u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

      Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithē të tjerēve.

      Policia e Shtetit u bën apel organizatorëve dhe individëve që vijojnë të thyejnë ligjin, duke shkelur të gjitha parashikimet e Aktit Narmativ dhe duke vazhduar provokimet ndaj forcave të rendit që po kryejnë detyrën, tê mos vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të policisë dhe as shëndetin e tyre, familjarēve të tyre dhe më gjerë, duke krijuar një vatër me potencial të lartē infeksioni nga Covid-19.

      Policia e Shtetit u rikujton të gjithëve se Tirana ështē ende një Zonë e Kuqe në hartën epidemiologjike të vendit dhe gjithë sa më lart, kërcënon seriozisht një valē të re infeksioni në kryeqytet.

    • 12:09

      Shpërthejnë përplasjet tek Teatri Kombëtar, qytetarët shtyhen me policinë, shtohet numri i atyre që kanë dalë në rrugë!

      Perplasjet tek Teatri

      Janë rikthyer sërish tensionet dhe përplasjet tek pedonalja përpara Teatrit Kombëtar, tashmë të rrënuar.  Dosja.al po ndjek hap pas hapi këtë përplasje.

      Forca të shumta policore janë në vendngjarje, ndërkohë që protestuesit janë pozicionuar shumë pranë zyrës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

      Numri i qytetarëve të Tiranës që kanë dalë të revoltuar pas shembjes së Teatrit sa vjen dhe rritet. Me thirrjet “Poshtë diktatura”, dhe me shishe uji në duar, ata kanë qëlluar policinë, ndërkohë që Teatri tashmë sa shkon dhe po rrënohet.

    • 12:00

      ‘Më vjen turp që i kam bërë reklamë Veliajt”/ Kristi Pinderi “nxehet keq” për shembjen e Teatrit: Qenia më e neveritshme, Shoqëria Civile mortje që ushqehet nga pushteti i pamoralshëm

      Erion Veliaj dhe Kristi Pinderi

      Kristi Pinderi ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe në një postim në Facebook është shprehur se i vjen turp nga vetja që për tre vite me radhë i ka bërë reklamë, Erion Veliajt. Pinderi thotë se ndjen turp edhe për kohën që ka qenë pjesë e Shoqërisë Civile në Shqipëri, për të cilët shprehet se ushqehen nga pushteti i pamoralshëm.

      Reagimi i plotë:

      Me vjen turp nga vetja qe kam punuar aq vite per ti bere PR qenies me te neveritshme qe ka sot Shqiperia, qe eshte Veliaj. Me vjen turp qe ne shumicen e kohes gjate aktivizmit tim per te drejtat e njeriut u bera pa e ditur, ose ndonjehere nga naiviteti, nje rruge apo mjet qe qeveria me e ndyre qe ka patur Shqiperia ndonjehere te dukej progresive ne syte e asaj pjese te nderkombetareve te vemendshem ndaj punes sone dhe asaj qe ne perfaqesonim. Me vjen turp qe shpenzova aq shume energji duke u perpjekur te ndertoj nje komunikim me keta plera per te miren e kauzes qe perfaqesoja. Me vjen turp qe nuk e kuptova qe ne fillim se cfare race e poshter qenkan e qe nuk bera maksimumin tim per ti demaskuar aq sa kisha mundesi edhe hapesire, e qe nuk u organizova kunder tyre. Me vjen turp qe kalova aq shume kohe ne shoqerine e atyre mortjeve te “shoqerise civile” qe ushqehen nga ky pushtet i pamoralshem e qe bejne leksione per demokracine: ata (por me shume ato) jane njerezit me pa ideal dhe me pak demokratike qe ka Shqiperia! Por me shume se cdo gje tjeter me vjen turp qe besova ne 2013!

    • 12:00

      Shembja e Teatrit Kombëtar, Albana Vokshi shpërthen në lot: Kam shumë kujtime, ndjej dhimbje. Ky ishte fundi i Ramës!

      Albana Vokshi

      Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka komentuar prishjen e Teatrit Kombëtar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Në një komunikim me Euronews Albania, Vokshi e përlotur është shprehur se ka shumë kujtime në godinën e rrënuar.

      “Ndaj shumë kujtime, unë jam lindur dhe rritur në Tiranë. Kam vajtur shpesh në Teatër. Kam vajtur dhe më fëmijët e mi. Kemi shumë kujtime. Eshtë një vepër e çmuar shqiptare. Ndjej dhimbje, por unë jam e sigurt se ky është fundi i Edi Ramës”, theksoi Vokshi.

    • 11:55

      Shembja e Teatrit Kombëtar, delegacioni i BE-së në Shqipëri: Kërkuam dialog por qeveria e Bashkia s’na dëgjuan! Palët të mos përshkallëzojnë konfliktin

      Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka komentuar shembjen e Teatrit Kombëtar, 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës. Në një reagim në Tëitter, delegacioni thotë se kërkoi dialog por bashkia dhe qeveria nuk e dëgjuan thirrjet e BE-së. Po ashtu, BE kërkon që palët të mos përshkallëzojnë situatën.

      REAGIMI I PLOTË: 

      Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore. Që në orët e para të këtij mëngjesi, ne kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren. Ne i bëjmë thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

    • 11:56

      Shembja e Teatrit, vajza e Mitrush Kutelit në zi: Akt i tmerrshëm, u krye nën terrin e errësirës

      Atalanta Pasko

      Atalanta Pasko, vajza e Mitrush Kutelit ka hedhur akuza të forta ndaj Bashkisë së Tiranës, pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një shkrim të publikuar nga vetë Pasko, vajza e Kutelit shprehet se këtë akt të tmerrshëm e kryen nën terrin e errësirës. Pasko shton më tej se është krenare që ka qenë edhe në mbrojtje të Piramidës.

      Shkrimi i plotë i Atalanta Paskos

      DITË ZIE: KAZMAXHINJTË E NATËS DOGJËN EDHE NJË FAQE TË HISTORISË E KULTURËS SË TIRANËS.

      Do t’iu kujtoja kazmaxhinjve të sotëm – edhe “artistëve kazmaxhinj” peticionistë që kinse duan teatër të ri (do të kishin pasur jo një, por dy e tre teatro ndërsa prisnin të prishet ekzistuesi), do t’iu kujtoja përpjekjet e para 9 vitesh për të mbrojtur Piramidën. Jam krenare që isha dhe unë në mbrojtje të Piramidës, me logjikën time, dhe jo për hesap të ndokujt. Do të vlente e njëjta logjikë për Teatrin Kombëtar, por ata me sa duket logjika i bezdis dhe e përdorin vetëm kur përkon me interesat e tyre të pashpallura.

      Nga shkrimi i asaj kohe kam shtuar vetëm 6-7 fjalët e fundit që duhet të kenë rënë gjatë faqosjes.

      Atalanta Pasko 21.07 2011 Gazeta SHEKULLI

      NGA PIRAMIDAT TEK PIRAMIDA

      Në fillim të vitit 1997 në fjalorin ekonomiko-politik të shqiptarëve hyri me tërsëllëm një fjalë e re: fjala piramidë. Atë e shqiptoi së pari Maksude Kadëna, “bosja” e një firme të famshme huamarrëse – e kush s’kishte dëgjuar atëhere për Suden?

      Sudja pa shkollë doli një ditë në një dritare të vogël të një apartamenti diku përballë Fushës së Zezë dhe deklaroi falimentimin e aktivitetit të saj duke i vënë për herë të parë emrin “piramidë”. Nga e kishte mësuar Sudja emërtimin me të cilin njiheshin këto aktivitete në botën financiare? Kjo s’u mor vesh as atëhere, as tani, kur kanë kaluar 14 vite.

      Pas “piramidës” së Sudes u shembën edhe disa “piramida” të tjera, të ngjashme me të. Njerëzit që deri atëhere u kishin thënë thjesht “firma” (zyrtarisht thirreshin “firma rentiere” ose “firma huamarrëse”), u mësuan shpejt e shpejt me këtë emër të ri, që mbase u tingëllonte dhe disi familjar. Sepse, në fund të fundit, a s’e kishte dhe Tirana një “piramidë” (pothuaj të vërtetë e të pashembur) pranë Bulevardit, në mes të një sheshi ndërmjet Kryeministrisë dhe Lanës? Dhe a s’ia kishin ngjitur ata vetë këtë emër, pa dekret e pa vendime të ardhura së larti, pa bujë e pa ceremoni zyrtare?!

      Por jo vetëm kaq. Ata e patën pagëzuar kështu duke shpërfillur dekretin zyrtar ku thuhej se emri i këtij objekti të madh e të ndritshëm do të ishte pak a shumë “Qendra muzeale Enver Hoxha”, apo diçka tjetër e tillë. Kështu, populli i Tiranës e më pas i gjithë Shqipërisë i thanë asaj “Piramidë” e ia vunë këtë emër ilegalisht, duke kryer madje kështu një gjest disidence. Ky emër e ndoqi këtë ndërtesë edhe pas viteve ’90 e pas viteve 2000, edhe kur zyrtarisht iu vu emri “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës Pjetër Arbnori”. Kjo do të thotë se emri “Piramidë” ishte gjetur mirë – punë prej populli të mençur, me “referendum” spontan!

      Unë i pata bërë bisht vizitës brenda saj sa ishte muze i Enver Hoxhës. Për herë të parë hyra në Piramidë kur u bë një aktivitet pas vitit 1992, kuptohet, në atë kohë atje s’kishte fare shenjë të diktatorit, as të diktaturës. Dhe më pëlqeu shumë-shumë. “Mëkat, mendova, të mbetej kjo gjë e bukur strehë për të himnizuar një njeri që i solli kaq shumë fatkeqësi vendit”.

      Siç është konstatuar edhe më parë, populli i Tiranës nuk e ka urryer asnjëherë Piramidën, madje në logjikën e vet as e ka lidhur fare me figurën e diktatorit. Po të kish qenë ndryshe, turma e revoltuar do t’i ishte vërsulur qysh në vitin 1991 kur hodhi përdhe e bëri copë-copë monumentin e sheshit “Skënderbej”. Tiranasit thjesht e donin këtë ndërtesë të çliruar nga hija e Enverit, ndërsa hapësirën jashtë e donin të gjithën për vete.

      Tani 70 e dy-tre deputetë firmosin për ta prishur se thonë qenka “simbol” dhe se popullit i dhembkan sytë prej saj, ngaqë i kujtoka komunizmin!

      Zotërinj, çlirohuni nga furitë primitive që ju kanë zaptuar dhe hidhni tej logjikën e shkatërrimit. Sepse këtij qëndrimit tuaj unë s’i them dot as “instinkt i shkatërrimit”, pasi instinkti vjen vetvetiu, ndërsa kurdisja kundër Piramidës nuk ka asgjë të tillë. Një ndërtesë, është ndërtesë. Simbolin e bën mendja e njeriut dhe brendia e objektit. Dhe ju siguroj se brendia e Piramidës së Tiranës e ka treguar botërisht që ka përmbajtje “thellësisht demokrate”, duke i shërbyer demokracisë, siç ka ndodhur vite me radhë pas ’92-shit. Ajo madje vazhdon të punojë për demokracinë edhe vetëm me emrin e vet, që siç e thashë më lart, është simbol disidence! Nëse disave iu kujton ende simbolet e komunizmit dhe Enverin, kjo s’ka të bëjë aspak me ndërtesën që jetoi vetëm 2-3 vite si strehë e kujtimit të diktatorit dhe rreth 18 vite si objekt në shërbim të veprimtarive të një shoqërie të lirë. Dhe demokracia s’mund të shpallë më mirë triumfin e saj mbi diktaturën, se sa duke kthyer objektin e projektuar për të himnizuar kujtimin e diktatorit, në një mjedis ku lulëzon kultura e lirisë së njerëzve të lirë.

      Sa për “shtëpinë e re” që iu duhet deputetëve si dhuratë Shqipërisë (vetvetes) me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, kjo megjithë mend tejkalon çdo marrëzi e çdo paturpësi.

      Sepse ndryshimi i sallës aktuale të Kuvendit tonë nga sallat e parlamenteve të vendeve me një nivel edhe më të lartë ekonomik se vendi ynë, nuk është aq i madh sa ndryshimi i spitaleve të atyre vendeve nga spitalet e vendit tonë; nuk është aq i madh sa ndryshimi i shkollave dhe universiteteve të atyre vendeve nga shkollat dhe universitetet e vendit tonë. Në një kohë kur Shqipëria gërryen trupin e vet me fabrika të shumta çimentoje dhe furra gëlqeresh që thërmojnë malet, ne s’mund ta kemi luksin për pallate të tillë luksozë që s’i kanë as vendet me parametra ekonomikë shumë herë më të lartë se të vendit tonë. Kujt duam t’i shesim mend? Botës? Kjo është thjesht delir madhështie. Ndërsa shqiptarët e varfër as që duan t’ja dinë për maketet të cilëve ju u buzëqeshni, pasi buza e tyre është plasur nga jeta e rëndë.

      Nëqoftëse këtë nuk arrini ta shihni, hidhni të paktën sytë brenda sallës aktuale të Kuvendit, ku deputetët votojnë për njëri-tjetrin! Dhe sipas meje kuvendarëve tanë nuk iu mungon salla ku të zhvillojnë funksionin si të zgjedhur, por u mungon diçka tjetër, të cilën s’ka sallë e ndërtesë që mund t’ua plotësojë.

      Por në doni vërtet t’i bëni një dhuratë popullit që ju paguan, jepini një ligj të ndershëm zgjedhor, një ligj i cili të ndryshojë nga i deritanishmi, që reflekton synimin tuaj dinak e hileqar: të ndryshoni çdo gjë, me kusht që të mos ndryshojë asgjë. Prandaj, në prag të 100-vjetorit të Pavarësisë jepini vendit një ligj të drejtë zgjedhor, pasi ai ka nevojë për alternativa dhe i kanë ardhur në majë të hundës zhganet tuaja që i rrijnë përballë si graniti rreth bashkuar, të gjithë tok, ndarë më dysh, me llogarinë e ftohtë “dhe një herë, si përherë”.

      Sa për Piramidën, jepni urdhër që ajo të sillet në din, të paktën siç ishte para disa vitesh dhe tërhiquni nga synimi për të pushtuar edhe këtë oaz të qetë buzë bulevardit… Më falni, se harrova: jepni urdhër të hapet sërish e të sistemohet edhe ajo çezma e vogël me ujë Selite, që rridhte dikur aty ditë e natë, se i pëlqente shumë popullit të Tiranës, si demokratëve, ashtu dhe socialistëve dhe atyre që s’janë as demokratë, as socialistë.

    • 11:45

      U shtri në tokë nga Policia, Alfred Lela tregon dhunën: Kam dëmtime në qafë dhe fytyrë. Mund të kishte shkuar edhe më keq…

      Alfred Lela

      Gazetari Alfred Lela ka treguar me detaje dëmtimet që ka marrë nga dhuna e ushtruar nga Policia gjatë protestës për prishjen e Teatrit Kombëtar. Lela është shprehur se ka dëmtime në qafë dhe në fytyrë në momentin kur Policia e shtriu në tokë. Gjithashtu ai ka shtuar se dikush i kishte qëlluar në kokë.

      “Më shoqëruan në komisariat dhe aty ndodhi procedura e ndalimit. Kam pasur disa lëndime. Qafën e kam me probleme. Më mbanin kokën ulur gjithë kohën. Ndoshta e kam vrarë edhe tek momenti kur më kanë shtrirë. Më kanë goditur disa herë në kokë ndërkohë që kam qënë i shtrirë. Kam edhe një njollë në fytyrë tek pjesë që kisha në asfalt. Kam plagë edhe në gju. Mund të kishte shkuar edhe më keq,”-tha Lela.

    • 11:35

      “E dhimbshme, nuk kam fjalë”/ Roza Anagnosti qan për shembjen e Teatrit Kombëtar: Nuk e justifikoj policinë….

      Roza Anagnosti

      Aktorja e njohur, Roza Anagnosti qau teksa foli për shembjen e Teatrit Kombëtar. Për “Ballkan web”, Anagnosti është shprehur se nuk ka trishtim më të madh dhe se ndjen shumë dhimbje. Ajo shprehet edhe policinë nuk e justifikon dot për dhunën ndaj qytetarëve.

      “Ça të jem, e trishtuar me këtë pamje që shikoj. Jam shumë e trishtuar, nuk kam fjalë që të them, më vjen keq,. nuk kam fjalë. Është dhimbshme, nuk e justifikoj Policinë e Shtetit dhe njerëzit që janë aty pranë kanë bindjen e tyre, duhet respektuar gjithsecili. Policia nuk duhet t’i prekë me dorë asnjëri. Ata kolegët e mi nuk duhet t’i prekë me dorë se kanë treguar vlerë, nuk kanë bërë asgjë të keqe që kanë mbrojtur diçka që iu dhemb brenda. Jam shumë e trishtuar, jam e trishtuar. Nuk kam fjalë, nuk e gjej logjikën e këtij veprimi. Pse shqiptarët duhet të zihen, më duket e trishtueshme, duhet të ishte gjetur një…Nuk është ndonjë krim i madh që të bëhej një teatër i ri. Çfarë të keqe kishte. Mund të zgjidhje kështu, kur e sheh që ka ndjeshmëri për këtë gjë. Nuk është se është një ditë e dy por janë muaj, vite”, tha ajo.

    • 10:55

      Shembja e Teatrit, Policia reagon pas dhunës, maskave dhe numrave: Edhe një efektiv u lëndua, respektoni distancimin social…

      Foto ilustruese

      Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me përplasjet e zhvilluara tek oborri para Teatrit Kombëtar, i cili u shëmb gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se janë shoqëtuar 37 persona të cilët tentuan që të pengonin në zbatimin e vendimit për prishjen e godinës. Në njoftimin zyrtar shkruhet se një punonjës policie është duket marrë ndihmë në spitalin e Tramuës. Pavarësisht se u hodh në tokë një nga godinat më të rëndësishme të kryeqytetit, Policia duket se e ka hallin sërish tek pandemia e koronavirusit duke u kërkuar qytetarëve që të zbatojnë rregullat.

      NJOFTIMI I PLOTË:

      Njoftim i Policisë së Shtetit

      Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t’i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij. Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit. Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë. Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19. Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet. Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës. Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

    • 10:53

      “S’do shikojmë brekët e Violeta Manushit, por do të shikojmë b*thën jashtë të Ramës”/ Kryemadhi thirrje popullit: Mos e njihni këtë shtet, në orën 12:00 do të marrim vendimin politik

      Monika Kryemadhi

      Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar së fundmi se në orën 12:00 opozita do të marrë një vendim politik, sesi dotë veprojë në ditët në vijim. Gjata fjalës saj për mediet Kryemadhi u shpreh se shqiptarët nuk duhet të njohin shtetin e Edi Ramës, pasi sipas saj po shkatërron vendin.

      “Të lirojë një orë më parë artistët, të marrin përgjegjësi për dhunimin që kanë bërë ndaj vajzave, grave dhe gazetarëve. Duhet të shikojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Nuk është koha për të parë politikën, tashmë njuk do të shikojmë brekët jashtë të Violeta Manushit, por do të shikojnë b*thën jashtë të Edi Ramës dhe kështu do ti mësoj Rama shqiptarët, me këtë degjenerim që po bën vendit.  Po bëj thirrje shqiptarëve të mos njohin shtetin e Ramës, të mos njohin bastardët. Në orën 12:00 do të kemi vendimin politik të opozitës të finalizuar. Gazetarë mos njihni postablloqet e Ramës, taksat e Ramës, ju mbylli në shtëpi dhe ju ka marrë paratë për çdo gjë. Zemra ime nëse flet për protesta shko dorëzohu tek Edi Rama. Shumë media janë dorëzuar tek Edi Rama.”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

    • 10:26

      Shembja e TK, Basha reagon sërish: Pa u shporrur Rama s’ka ligj, hoqi paqen sociale në Shqipëri!

      Lulzim Basha

      Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sërish pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, Basha bën thirrje që të lirohen sa më herët protestuesit e arrestuar, dhe thotë se pa u shporrur Rama, s’ka as ligj as demokraci.

      REAGIMI I BASHËS: 

      Me shembjen e paligjshme të TK për të pastruar paratë e pista të klientëve të tij, Rama i vuri kazmën themeleve të shoqërisë sonë. Dhuna ndaj qytetarëve dhe gazetarëve është e papranueshme. Aktivistët, artistët, opozitarët e arrestuar duhet të lirohen menjëherë! Rama është varrmihësi i paqes sociale në vend, varrmihësi i ekonomisë së shqiptarëve, hajduti i pronave publike dhe një kriminel ordiner që ka shkelur dhe uzurpuar çdo pushtet. Pa shporrur atë, në këte vend nuk do ketë as ligj, as demokraci, as zhvillim dhe as mirëqenie për njerëzit.

    • 10:25

      “Do pushtojmë ambasadën amerikane”, aktivistja e Teatrit thirrje diplomates Yuri Kim: Ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne…

      Adrian Kalaja, aktiviste

      Aktivistja Adriana Kalaja dhe regjisori Edmond Budina iu kanë bërë thirrje ndërkombëtarëve që të reagojnë, në të kundërt do të pushtojnë ambientet e ambasadës amerikane.

      “Na kanë nxjerrë zvarrë dhe kanë përzënë mediat. Një mijë policë erdhën për 5 minuta. E papranueshme. Ambasadores së Amerikës ,ose dil prononcohu për këtë krim, ose ne do të pushtojmë Ambasadën e Amerikës. Është e papranueshme” tha ajo.

      Ndërsa Budina nuk i kurseu akuzat edhe për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.

      “I bëj thirrje KE-së dhe popullit ta kuptojë se në cfarë gjendje është. Duhet të ngrihemi të gjithë. Zoti Soreca na keni dhënë fjalën se do të veproni, turp! Jam nënshtetas italian dhe si qytetar europian nuk mund ta pranoj këtë. Dhe ambasadorja amerikane që bëri shoë me Edin dhe tani u shkatërrua. Unë i akuzoj të gjithë. Ky shtet është kriminal.”-tha Budina.

    • 10:24

      DHUNA nga Policia/ Lirohet ish-deputetja e LSI-së dhe Alfred Lela, gazetari me vula dhe shenja gjaku: Po shkoj në shtëpi, nuk ndjehem mirë!

      Pamje nga shoqërimi

      Lirohet nga Policia ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka dhe gazetari Alfred Lela. Të dy u arrestuan pak orë më parë gjatë përplasjes me efektivët. Ish-deputetja dhe bashkëshorti i saj, pritet t’i bashkohet protestës dhe një makinë është nsiur për t’i marrë në Komisariatin nr. 4.  Ndërkohë më e komplikuar ka qënë situata për Lelën, ai është parë të dalë nga Komisariati nr.1 me shenja dhe njolla gjaku. Ai u shpreh se në Komisariat të gjithë efektivët janë sjellë mirë, madje dhe e kanë ndihmuar me mjekimin e plagëve. I pyetur nëse do të bënte një kallëzim penal, ai u shpreh se rasti i tij nuk ishte i rëndësishëm për momentin.

      “Do shkoj në banesë sepse nuk ndjehem mirë. Nëse marr veten nisëm sërish për protestë,”-është shprehur ai.

    • 10:14

      Shembja e Teatrit/ Flutura Açka akuzon Monika Kryemadhin për “tradhëti”: Na tha ikni se s’ka nevojë për ju!

      Monika Kryemadhi dhe Flutura Açka

      Shkrimtarja Flutura Açka ka akuzuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, se i ka tradhtuar dhe ka lejuar me qëllim prishjen e Teatrit Kombëtar. Me anë të një statusi në Facebook, Açka tha se ajo u shpreh dje se Kryemadhi u tha qytetarëve që të mos shkonin për të mbrojtur Teatrin.

      Më falni, si tha mbrëmë: Mos u afroni, nuk ka nevojë për 1000 vetë, as për 100 vetë. Ishte vërtet thirrja e duhur për këtë natë të bardhë vizitash dhe ditë të zezë pabesie.Qetësia me të cilën e tha, nuk u ngjante atyre të mitingjeve, ishte zbutëse, qetësuese, shëruese…”, shkruan shkrimtarja Açka, një prej kundërshtuesve të prishjes së Teatrit Kombëtar.

    • 10:05

      Përplasje tek Teatri/ Protestuesit hedhin kapsolla dhe gurë në drejtim të Policisë, shoqërohen disa persona

      Shembet Teatri Kombëtar. Ndërkohë pranë sheshit të Teatrit Kombëtar qindra qytetarë janë ngritur në protestë, pasi nuk janë dakord me këtë vendim të bashkisë Tiranë. Disa politikanë dhe qytetarë janë shoqëruar nga Policia. Ndërkohë,  protestuesit po hedhim gurë dhe kapsolla në drejtim të Policisë.

    • 10:02

      Shoqërimi i gazetarit Alfred Lela, reagon UGSH: Turp i qeverisë, shteti ka degraduar!

      Alfred Lela i shtrire pertoke

      Unioni i Gazetarëve ka reaguar për shoqërimin e dhunshëm të gazetarit Alfred Lela dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Në një deklaratë për mediat, UGSH thotë se ky është një akt i turpshëm që bie ndesh me liritë e njeriut.

      DEKLARATA E PLOTË: 

      Dhuna policore mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret ne mbrojtje te Teatrit Kombetar eshte turp qeverises dhe akt mbi lirite themelore

      Dhuna policore e zhvilluar mbi gazetaret, artistet dhe qytetaret e Tiranes naten e 17 majit 2020, eshte nje perballje e rrezikshme dhe me pasoja e shtetit mbi lirite themore te shoqerise sone. Kacafytja e policeve te shtetit me gazetarin Alfred Lela dhe shtyrjet e reportereve ne krye te detyres, jane deshmi e qarte e nje degradimi dhe kercellime dhembesh e shtetit qe tenton te jape prova si shtet policor.

      Unioni i Gazetareve Shqiptare denoncon kete dhune. Kerkon me force venien para pergjegjesise ligjore te urdherdhenesve dhe te personave dhunues, pamvaresisht me, apo pa, uniforme.

      Unioni i Gazetareve Shqiptare mbeshtet te gjithe koleget gazetare ne denoncimin ligjor te dhunes dhe dhunuesve dhe shpreh solidaritetin e pakufi me te gjithe koleget gazetare qe perballen me kercenime apo dhunime prej individeve dhe segmenteve te shtetit. Akte te tilla jane degradim i vete natyres se shtetit dhe shenja te rreshqitjes se demokracise sone ne autoritarizem.

    • 09:45

      Me pranga në duar pas shpine/ Shoqërohet ish-deputetja Florida Kërpaçi, dy police e mbajnë

      Florida Kërpaçi

      Shoqërohet ish-deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi. Me pranga në duar dhe e shoqëruar nga dy efektive policie, ajo është nisur për në Komisariat.

      Gjatë gjithë mëngjesit të sotëm ajo ka tentuar që të hyjë në Bashkinë e Tiranës si akt revolte ndaj prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

    • 09:45

      Ndizet sërish tensioni tek Teatri, qindra qytetarë mësyjnë për tek godina e Eksperimentalit, përplasje me policinë

      Pamje nga perplasjet

      Kordoni policor përpara pedonales që të lidh me godinën e Teatrit Eksperimental po reziston, ndërkohë që tensionet janë shtuar.

      Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ndërsa kanë tentuar të heqin barrikadat dhe kërkojnë të hyjnë në zonën e Pedonalesë.

    • 09:30

      Shembet Teatri Kombëtar, reagon ashpër presidenti Meta: MAFIA urdhëroi shkatërrimin, do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës

      Ilir Meta

      Presidenti Ilir Meta ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar: Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

      Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet.

      Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë.

      KY ËSHTË NJË KRIM KUSHTETUES, LIGJOR DHE MORAL I PAAMNISTUESHËM.

    • 09:29

      Shembet Teatri Kombëtar, “Europa Nostra”: Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë

      Foto ilustruese

      Organizata Prestigjioze e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në Europë “Europa Nostra” ka reaguar pas prishjes së Teatrit Kombëtar.

      Me anë të një postimi në Twitter, “Europa Nostra” e ka quajtur shembjen si një ngjarje të trishtuar për demokracinë dhe trashëgiminë kulturore.

      “Ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtuar për demokracinë dhe sundimin e ligjit në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistët e shoqërisë civile dhe filluan prishjen e Teatrit Kombëtar të mbrojtur në Tiranë,”-shkruhet në njoftim.

    • 09:30

      Thyhet kordoni policor, protestuesit futen në sheshin e Teatrit Kombëtar, përplasje të forta

      Pamje nga perplasjet

      Thyhet kordoni policor, protestuesit futen në sheshin e Teatrit Kombëtar, përplasje të forta

       

    • 09:45

      Opozita ngrihet në këmbë për Teatrin, Monika Kryemadhi shkon në zyrën e Bashës, lëvizjet e minutave të fundit

      Monika Kryemadhi

      Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka shkuar në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Takimi vjen pas paralajmërimit të kryetarit Basha, se opozita do të marrë një vendim politik për përgjigjien e opozitës pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

    • 09:36

      Shembet plotësisht Teatri Kombëtar, në shesh vetëm gërmadha

      Shembet plotësisht Teatri Kombëtar, fadromat kanë rrafshuar ndërtesën hisotrike. Në foto shihen vetëm gërmadhat e Teatrit Kombëtar dhe fadromat e INUV.

    • 8:40

      Sapo kishin nisur përplasjet, si u fut drejtori Kiço Londo brenda Teatrit Kombëtar: Po bëj inventarin

      Drejtori i Teatrit Eksperimental Kiço Londo ka hyrë brenda Teatrit Kombëtar dhe ka dashur të bëjë inventarin e gjërave që ndodhen brenda. Në një intervistë për News 24, Londo tha se po kontrollon që të shohë se çfarë mund të marrë nga Teatri Eksperimental. I prekur nga situata në fjalë, drejtori Londo tha se ka bërë të gjithë inventarin e gjërave.

    • 09:11

      Momentet e dhunës/ Policia rreh të riun pranë teatrit, e godasin me shkelma, ai shtrirë në tokë, vë duart në kokë

      Foto nga djali i shtrirë

      Dhjetëra qytetarë kanë tentuar mëngjesin e sotëm të çajnë kodonin e policisë, cili ka rrethuar tashmë gërmadhat e Teatrit Kombëtar. Gjatë momentit të përplasjes policia ka shoqëruar disa persona dhe ndaj tyre ka ushtruar edhe dhunë. Siç shihet qartë edhe në fotot e mëposhtme policia ka dhunuar një djalë, i cili shfaqet i shtrirë në tokë. Madje në një moment policët e qëllojnë me shkelma  të riun. Ky i fundit vë duart në kokë.

    • 08:46

      “Mos e njihni shtetin e Ramës”/ Pas lirimit nga Policia, Kryemadhi thirrje shqiptarëve: Braktisni gjendjen e fatkeqësisë natyrore

      Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar pas lirimit nga Policia se nuk do të njohim shtetin e Ramës. Ajo u shpreh se qytetarët duhet të braktistin gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Sipas saj Veliaj ka bërë një gabim shumë të madh që ka shembur Teatrin Kombëtar.

      Fjala e Kryemadhit:

      Garancia është reforma në drejtësi që janë harxhuar mbi 100 milionë euro. Dhe sot ka me qindra shqiptarë janë dhe dergjen në procese penale, hetime për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Dhe sot e kësaj dite drejtësia shqiptare akoma nuk ka marrë asnjë informacion përsa i përket falsifikimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak që ka bërë kryetari i Këshillit Bashkiak. Akoma nuk ka thirrur dhe nuk ka verifikuar se kush kanë qenë ata që kanë bërë inspektimin e godinës. Prandaj dua të them që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm të lutëm për paqen e shpirtit të Edi Ramës se kam përshtypjen që ato themelet e kullave që mendon që do të ngrihen aty do të jenë varri i tij aty do të gjejë dhe fundin e tij. I bëj thirrje edhe drejtësisë që vazhdon dhe flen gjumë dhe që gënjën. Të fillojë të na hetojë ne, që kundërshtuam policinë, të fillojë të na arrestojë ne që mbrojtëm shqiptarinë sepse mesa duket drejtësia shqiptare vazhdon haj dhe pi në ditëlindjet e deputetëv të Partisë Socialiste. Po isha bashkë me ta. Besoj se një pjesë të tyre i kanë shpërndarë nëpër komisariate sipas vendbanimeve. Bashkë në dhomën e qëndrimit me mua ishte dhe një vajzë, përfitoj nga rasti t’i njoftoj dhe familjarët e saj që është mirë, një vajzë me kacurrela bjonde, e Lëvizjes Vetëvendosje nga Skrapari ishte. Nuk e di se çfarë ka bërë bashkia, di të them që bashkia dhe kryetari i bashkisë ka bërë një gabim shumë të madh. Kaq di të them. Po sigurisht që duhet braktisur të mos rrinë më se do t’i mbysi. Një njeri që thotë deri në 17.30 rri virusi rrugëve. Shqiptarëve iu është ngritur mendja leje, orar ndalimi, të ndaloi policia, rregulli, urdhër.   E para një herë sot nuk është momenti për të folur për aksionin. E rëndësishme për mua sot është për të vazhduar atë që kemi nisur. Shpresoj që vërejtja jonë nuk do të jetë ndaj këtyre djemve dhe vajzave që janë përballë nesh. Ne duhet të kemi vetëm një qëllim. Qëllimi ynë është që t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin. Qëllimi ynë është që të largojmë farsë të keqe. Qëllimi ynë është që Shqipëria të mos jetë peng i klaneve të drogës dhe grupeve anti-shqiptare. Qëllimi ynë është që me fatet e shqiptarëve të mos bëjnë llogaritë elektorale dhe llogaritë financiare të tyre.  Shkatërruesi kryesor është Veliaj dhe fadromistët e shkretë që kanë goditur. Në dijeninë time, më thonë që drejtori i Teatrit ka firmosur një procesverbal që aty brenda s’ka asgjë. Nëse e ka bërë këtë gjë, nuk ka kazino Hervin Culi që të shpëtojë dhe nuk ka audit të të shpëtojë për këtë gjë, nëse ti e ke firmosur. Sepse nëse të kërcënon Edi Rama me auditin e teatrit do ta paguash gjithë jetën tënde jo vetëm me auditin, por gjithë jetën tënde atë që ka bërë sot, atë që iu ka bërë kolegëve të tij. E njoh Hervin Culin e kam mik, por më vjen shumë keq që ka rënë kaq poshtë që të firmosë një gjë të tillë. Turp për të dhe turp për ata që e kanë lejuar të bëjnë këtë gjë.

    • 8:43

      MOMENTI: Efektivi e kap prej fyti, PAMJET nga shoqërimi i gazetarit Alfred Lela, me të edhe ish-deputetja e LSI-së

      Dalin momentet e shoqërimit të gazetarit Alfred Lela dhe ish-deputeten Silva Caka. Dosja.al ka siguruar pamjen e shoqërimit të të dyve. Gazetarit i është vendosur dora në fyt për t’u neutralizuar, për t’u shtrirë më pas në tokë.

      Pamje nga shoqërimi

      Ndërsa ish-deputetja është ndaluar nga disa efektive femra, megjithatë ajo ka tentuar që t’i shpëtojë duke u larguar me vrap.

    • 8:37

      Efektivja i përthyen dorën ish-deputetes, Florida Kërpaçi kalon gardhin, niset me vrap tek Bashkia. Ndalohet dhe i kthehet policisë: Pse prek me dorë mi?

      Shoqërohet me dhunë ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi. Ish-deputetja është kapur nga një efektive femër sapo ka kaluar gardhin për të shkuar tek Bashkia.  Kërpaçi ka tentuar që të lirohen por efektivja e policisë i ka përthyer dorën nga pas, ndërkohë që ajo ka tentuar që të lirohet duke u përplasur me të.

      “Mos prek me dorë mi. Kjo është toka ime, ky është vendi im. Pse prek me dorë njëherë?,”-i drejtohet ajo efektives.

    • 8:28

      Të revoltuar nga prishja e Teatrit, qytetarët nuk durojnë më, tentojnë të futen para Bashkisë: O Veliaj do japësh llogari. Ta ka fut Edi Rama!

      Pamje nga Bashkia

      Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës dhe po kërkojnë që të futen në institucion. Të revoltuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, qytetarët kërkojnë llogari për shembjen e godinës gjatë natës.

      “Ta ka fut Edi Rama, o Erion Veliaj ti do japësh llogari,“-thërrasin qytetarët para godinës së Bashkisë.

    • 8:22

      Shoqërohet ish-deputetja Silva Caka, kolegët e LSI-së kërkojnë lirimin e koleges së tyre, thirrje dhe forcë

      Shoqërohet në Polici ish-deputetja Silva Caka. Kolegët e saj kanë shkuar dhe janë përballur me policinë duke kërkuar që Caka të lirohet.

    • 8:17

      I shtrirë në tokë/ Shoqërohet gazetari Alfred Lela, shkoi të protestonte për prishjen e Teatrit

      Shoqërohet gazetari Alfred Lela. Ai ka shkuar mëngjesin e sotëm pranë godinës që ende vijon të shembet, ndërkohë që qytetarët janë mbledhur dhe janë përplasur me efektivët.

    • 8:08

      FOTOLAJM- Fadroma nuk pushon, vijon prishja e Teatrit Kombëtar, PAMJET nga godina që shembet

      Vijon prishja e godinës së Teatrit Kombëtar. Gjithçka ka nisur që në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm dhe ka vijuar deri në mëngjes. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, e gjithë godina është rrethuar nga efektivë policie, ndërsa fadroma vijon me punën për shembjen e saj. Gjithashtu atje ndodhen edhe zjarrfikësve për të zbutur shtëllungën e tymit të krijuar nga prishja e godinës.

    • 7:27

      ‘Nuk mundem më!’/ Qan ‘live’ aktori Mehdi Malka, me lot në sy vajton Teatrin e shembur: Shikoni si e kanë shqyer more!

      Aktori Mehdi Malka ka shpërthyer në lot para kamerave duke komentuar prishjen e Teatrit Kombëtar gjatë natës. Në fjalën e tij, Malka u shpreh se ishte krenar për veten e tij dhe për rezistencën që kishin pasur për më shumë se dy vite.

      Më tej aktori është përlotur dhe ka kërkuar që të largohet pasi nuk mundte që të fliste më për godinën e shembur.

      Rroftë naltmadhëria e tij! këta të vrasin natën dhe të qajnë ditën. iku një histori e bukur, historia e Teatrit. Nuk di çfarë të them. Nuk kam fjalë. Unë jam krenar për veten time dhe për miqtë e mi që kemi ndenjur dy vite e gjysmë. Shikoni mo e kanë shqyer more. Nuk e e kanë rrëzuar e kanë shqyer. Këta janë grabitqarë more…Shkretërirë! S’mundem më!,”-tha ai. 

    • 7:27

      THIRRJA/ Regjisori Edmond Budina APEL presidentit Meta: Shpërndaje Parlamentin, e ke detyrim ndaj popullit

      Edmond Budina

      Regjisori i njohur Edmond Budina ka kërkuar nga presidenti Ilir Meta që të shpërndajë Parlamentin.

      Në një prononcim live për të gjitha mediat, Budina ka kërkuar edhe nga ambasadorët e huaj ‘llogari’, pasi ata kishin premtuar se do të ndërhynin për të ndalur shembjen e godinës.

      “Sot është kryer një akt kriminal, janë tërhequr zvarrë artistët dhe intelektualët. Sot është vendosur diktatura.  Ata kanë goditur për të vrarë njerëz. I bëj thirrje komunitetit europian dhe së pari popullin shqiptar ta kuptojë në ç’mjerim jetojmë. Të ngrihet populli, ky është momenti. Zoti Soreca, na dhatë fjalën që do të ndërhyni, nuk e bëtë. Këtu ka një bashkëpunim të jashtëzakonshëm kriminal. Unë i akuzoj të gjithë përderisa futën fadromat për të vrarë njerëzit. Unë i bëj thirrje presidentit, është momenti të shpërndahet parlamenti ilegjitim. Këtë e ka detyrim, kundrejt popullit të vetë, sepse edhe akti i fundit u krye. Shteti donte të derdhte gjak ndërkohë që ne ishim brenda,” tha regjisori Budina.

    • 08:28

      Të revoltuar nga prishja e Teatrit, qytetarët nuk durojnë më, tentojnë të futen para Bashkisë: O Veliaj do japësh llogari. Ta ka fut Edi Rama!

      Pamje nga Bashkia

      Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës dhe po kërkojnë që të futen në institucion. Të revoltuar nga prishja e Teatrit Kombëtar, qytetarët kërkojnë llogari për shembjen e godinës gjatë natës.

      “Ta ka fut Edi Rama, o Erion Veliaj ti do japësh llogari,“-thërrasin qytetarët para godinës së Bashkisë.

    • 08:22

      ‘Goditën kolegët sikur të ishin vrasës serialë”/ Noka: Policët po dhunojnë edhe gratë, nuk kisha parë një gjë të tillë

      Flamur Noka

      Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar për shembjen e Teatrit Kombëtar se Policia ka dhunuar qytetarët. Ai është shprehur se policia ka dhunuar dhe disa gra.

      ” Sot nuk kam parë Policinë e Shtetit, kam parë hordhi që zbritën në një mënyrë të frikëshm që zbritën nga makinat, goditën kolegët sikur të ishin vrasës serialë. Kam hequr nga kthetrat dy gra, pastaj u dhënova dhe unë. As nëpër filma nuk kam parë që të marrësh zonja të nderuara dhe t’i qëllosh me shkelma.”, u shpreh Noka.

    • 6:37

      Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha ‘ngre në këmbë’ strukturat, njofton aksionin e ri opozitar: Do mblidhemi, nuk ka rrugë tjetër!

      Lulzim Basha

      Kryedemokrati Lulzim Basha: Nuk ka rrugë tjetër. Ne sot hapa politikë do ndjekim. Nuk ka opozitë parlamentare, jemi këtu sot prej një grushti njerëz të papërgjegjshëm që legjitimuan krimin. Nuk e di i këni sytë e kuq nga trishtimi apo nga gazi lotsjellës. Dhunë, pabesi dhe antiligj. Ky është Edi Rama. Koalicioni do të mblidhet sot, Noka e tregon ngjarjen tamam çfarë ka ndodhur.

    • 7:24

      E mbështetur për muri, Kryemadhi mban fjalën, mbron Teatrin Kombëtar, policët e tërheqin prej krahësh

      Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është shoqëruar në Polici gjatë natës pasi ka bërë rezistencë duke kundërshtuar efektivët e Policisë në momentin kur fadroma kishtë mbërritur që të prishte Teatrin Kombëtar. E mbështetur prej muri, Kryemadhi nuk ka pranuar që të shoqërohet në Polici dhe ka bërë rezistencë duke bërë që efektivët ta kapin prej krahësh dhe ta marrin me zor.

    • 7:18

      Teatri Kombëtar u prish gjatë natës, Rama publikon PAMJET: Janë të njëjtët që ngrihen kundër çdo projekti! Nuk e ndalin dot

      Teatri Kombëtar prishet gjatë natës, reagon kryeministri Edi Rama: Ishin kundër këndit të lojrave, pastaj ndaj sheshit Skënderbej, pastaj ndaj Pazarit të Ri. Kundër Bulevardit të Ri, kundër Arenës Kombëtare, kundër Kalasë së tiranës, kundër parkut Rinia, kundër Teatrit të ri. Janë të njëjtët! Ngrihen kundër çdo projekti në Tiranë! Nuk duan zhvillimin! Por: Tiranën nuk e ndalin dot!

    • 7:11

      ME VIDEO/ Ja momenti kur fadroma ‘kafshon’ godinën e Teatrit Kombëtar, PAMJET gjatë natës

      Momenti kur fadromat kanë shembur Teatrin Kombëtar. Fillimisht shembja ka nisur nga pjesa e shkronjave dhe më pas ka vijuar.

    Shto Koment