Politike

“Teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor”, Romir Zalla bën thirrje për vazhdimin e qëndresës

17 Maj 2020, 18:08 Nga DOSJA
“Teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor”, Romir

TIRANË –Qindra protestues vijojnë të qëndrojnë pranë Parkut Rinia, në protestë ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. Në mesin e tyre është edhe aktori Romir Zalla, i cili ishte gjithashtu i pranishëm edhe mbrëmjen e djeshme, gjatë rezistencës kundër prishjes së godinës. Në një prononcim për “News24”, Zalla është shprehur se lufta nuk ishte thjesht për metra truall dhe këtë e vërteton prania e qytetarëve. Sipas tij, Teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor dhe qëndresa duhet të vazhdojë.

Nuk kemi humbur asnjë betejë, fakti që njerëzit janë këtu, nuk janë se i kam sjellë unë, vijnë sepse e ndjejnë se e kanë kuptuar që lufta aty nuk ishte thjesht për metra trualli, llac e tulla dhe përplasje estetiko-kulturore mes komunitetit të artistëve. Qëndresa është për faktin se teatri ishte ngrehina e fundit e dinjitetit njerëzor, të mos e humbim edhe atë shpirtëror”, tha Zalla.

Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike romir zalla shembja e teatrit kombëtar romir zalla shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Politike 17 Maj 2020, 17:43

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e zhvilluar sot kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama ka replikaur me disa qytet...