“Sot u bë një marrëzi, kujtesa qytetare duhet t’i fiksojë barbarët” , Luan Rama kërkon rindërtimin e Teatrit sipas
17 Maj 2020, 16:56Nga DOSJA
TIRANË -Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Rama e quan atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit, dhunimin e një tempulli. Ai ka kërkuar që Teatri të rindërtohet sipas projektit të 1939-ës. Ish-deputeti ka mbyllur reagimin duke u bërë thirrje qytetarëve, që të fiksojnë barbarët që shembën Teatrin.
“BARBARËT E SHEMBËN TEATRIN.Sot nuk është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Sot është shembur një tempull. Sot është dhunuar një vend i shenjtë. Sot është zhdukur një gjurmë e çmuar e historisë qytetare të Tiranës! Teatri nuk është vetëm i artistëve. Më së pari, teatri është i qytetarëve. Teatri e ka fisnikëruar njerëzimin. Teatri ka gdhendur njeriun dhe e ka çliruar nga egërsia. Teatri ka meritën kryesore për ndryshimin e mendësisë njerëzore, për qytetërimin e shoqërisë njerëzore. Çështja e teatrit nuk është çështje sentimenti. Mund të mendoni se sa emocione ishin arkivuar në atë ndërtesë që u rrëzua më përdhunë… Njerëzit aty kanë duartrokitur, kanë qeshur, kanë qarë, kanë pranuar, kane refuzuar. Jeta e kryeqytetit ka qenë e lidhur me atë ndërtesë, sado modeste apo e pavlerë që mund ti jetë dukur ndonjërit.
Sot qeveria e preu, sot qeveria e vrau këtë lidhje, siç në fakt ka prerë e ka vrarë edhe shumë lidhje të tjera! Qytetit iu vodhën kinematë, për t’u bërë pallate, e i njejti njeri vjen sot dhe vjedh teatrin, emrin, tokën, historinë, emocionet e tij! Unë nuk jam kundër që në Tiranë të ndërtohet një teatër i ri, modern dhe i bukur. Madje të ndërtohen më shumë se një. Por teatri që u prish sot, duhet rindërtuar nga e para sipas projektit të 1939-ës, me qëllim që qyteti të mos e humbasë këtë shenjë të historisë së vet, njësoj siç humbi Sheshin Skëndërbej, i cili nuk është më ai i kohës së Zogut, njësoj siç humbi bulevardin që e përshkonte Tiranën si një arterie e vetme prej Universitetit tek Stacioni i Trenit! Sot u bë një marrëzi. Barbarët e shembën teatrin. Kujtesa qytetare duhet t’i fiksojë emrat e tyre dhe ti trajtojë siç trajtohen barbarët!“, shkruan Luan Rama.
Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u është bashkuar protestuesve ditën e sotme te Parku Rinia. E ulur në gjunjë së bashku me qytetarët, Kryemadhi ka...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kanë zhvilluar sot në mbrëmje mbledhje urgjente të Kryesive të part...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në Facebook ka treguar disa lehtësime të reja që hyjnë në fuqi nga nesër. Sipas Ramës, Fieri do të kth...
TIRANË- Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i është bashkuar sot protestës tek Teatri. Gjatë qëndrimit krah lidërve të tjerë të o...
TIRANË -Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së qytetarëve tek Parku Rinia. Ai është ulur këmbëkryq në mes të protestuesve dhe pranë tij ndod...
TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur tek protesta afër Ministrisë së Brendshme. Ai ka vendosur që t’u bashkohet qytetarëve të revoltuar për ...
TIRANË– Monika Kryemadhi është përplasur sot me disa qytetarë, të cilët janë shprehur të zhgënjyer me të. Kryemadhi gjatë një diskutimi me një qytetar tha ...
TIRANË– Monika Kryemadhi e rikthyer sërish në zonën ku shemb Teatri Kombëtar në Tiranë, ka bërë thirrje që qytetarët të mblidhen sërish në shesh. Ajo është...
TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së qytetarëve të Parku Rinia. Ajo ka folur me tone të ashpra, duke këcënuar me burg, f...
TIRANË- Monika Kryemadhi ka shkuar sërish në protestë, pas shoqërimit të disa qytetarëve. Në një fjalë para mediave, Kryemadhi u shpreh se ka 40 orë pa gju...