Politike

17 Maj 2020, 17:43 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e zhvilluar sot kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Rama ka replikaur me disa qytetarë në Facebook, ku disas e kanë pyetur dhe për dhunën e policisë ndaj qytetarëve.

Kreu i qeverisë është shprehur se sot nuk ka pasur dhunë policore nda qytetarëve, e në një koment tjetër paralajmëron largimin e nuk shkruan se nuk do gjejnë kurrë si ai.

Qytetari: I nderuar, ne mendimin tim te nje qytetari te lire, ju keni deshtuar ne te berit shtet, dhe kjo u tregua sot nga dhuna policore. Opozite nuk ka! As ata smund tme perfaqsojne. Ndjehem i paperfaqsuar, dhe te siguroj qe ka shume qe ndjehen ne kte menyre!

Rama: Cila dhune policore apo e ke me te degjuar nga televizori? Eh mor mik, s’ke faj, po do rrosh me gjate e do me kujtosh per perfaqesimin e mosperfaqesimin?

Qytetari 2: Po si keshtu na clirove o naltgjatesi, apo ja ke friken presionit popullor tani dhe do ta fikesh zjarrin qe eshte ndezur. Je shume vone, eren e tij ja nuhatur shume shpejt do te provosh edhe nxehtesine e tij.

Rama: Nuk me ke degjuar cfare kam thene me kohe e me vakt per fazen e hapjes, se sa per zjarrin e ndezur ne imagjinaten atyre qe flasin ne emer te popullit dhe s’kane popull mbrapa, as me ka ngrohur e as me ka ftohur ndonjehere?

Qytetari 2: E tregove veten kunder ketyre idjoteve. Bravo te qofte je i madh. Urimet me te mira per vendosmerine por per voten do mendohemi?

Rama: Mendohu ka kohe, po ruaje kete komunikim se pas meje s’do kesh shans te shkruhesh me ndonje kryeminister?.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar edi rama protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll