Politike

Basha ulet “gju më gju” me qytetarët dhe bën premtimin: Sa të jetë e nevojshme do të jem këtu

17 Maj 2020, 15:34 Nga DOSJA
Basha ulet “gju më gju” me qytetarët dhe bën

TIRANË -Kreu i PD, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së qytetarëve tek Parku Rinia. Ai është ulur këmbëkryq në mes të protestuesve dhe pranë tij ndodhet kreytarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kryedemokrati ka bërë premtimin publik, se do të jetë non-stop në mbështetje të artistëve.Basha ndër të tjera u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen.

“Sa herë që ata preken, cënohen, PD dhe Luzlim Basha do të jenë pranë tyre. Është bllokuar buka e gojës, liria demokracioa, ky regjim nuk njeh ligj, njeh vetëm përballje, kush mendon ndryshe është patercië e këtij pushteti. Prej 24 orësh jemi non-stop në mbështetje të artistëve , sa të jetë e nevojshme do të jem këtu. Sot është nata kur Tirana nuk blihet por ngrihet”, u shpreh Basha.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha shembja e teatrit kombëtar lulzim basha shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll