Politike

Dhuna tek TK, Basha bashkohet me Kryemadhin: Ata që kanë dhunuar sot qytetarët do marrin përgjigjen e merituar

17 Maj 2020, 15:10 Nga DOSJA
Dhuna tek TK, Basha bashkohet me Kryemadhin: Ata që kanë dhunuar sot

TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur tek protesta afër Ministrisë së Brendshme. Ai ka vendosur që t’u bashkohet qytetarëve të revoltuar për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Basha është bashkuar me Kryemadhin, e cila prej disa minutash po qëndron e ulur në rrugë e u bënë thirrje qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Teksa ishte duke ardhur, Basha ka dhënë dhe një deklaratë për mediat ku tha se ata që kanë kryer dhunë do marrin përgjigjen e merituar. 

Ata që kryejnë dhunë barbare nga mëngjesit deri në dark do marrin përgjigjen e merituar. Të gjithë qytetarët e Tiranës të njohin të drejtën e tyre për të protestuar kudnër këtij regjimi palaçosh“, u shpreh Basha.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha shembet teatri kombetar lulzim basha shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll