Politike

Albin Kurti del në krah të protestuesve për Teatrin: Shembja e një monumenti kulture lidhet me interesat dhe përfitimet e d

17 Maj 2020, 14:38 Nga DOSJA
Albin Kurti del në krah të protestuesve për Teatrin: Shembja e

KOSOVË -Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, Kurti ka mbështetur artistët dhe qytetarët e Tiranës që bënë rezistencë, për të ndaluar shembjen e godinës. Më tej ai shkruan, se shembja e një monumenti kulture ndodh interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave.

Postimi i plotë

Ne duhet të jemi mbrojtësit e çdo cepi të kulturës sonë. Një pjesë e saj na është vjedhur nga pushtuesi serb – 1.200 artefakte kulturore të Kosovës. Një pjesë tjetër na është shtypur e ndrydhur nga diktatura e ideologji, na është sulmuar nga akademitë e fqinjëve, na është shitur e rrënuar prej paditurisë zyrtare a korrupsionit institucional.
Arkiva e një populli, kujtesa e tij, duhet të mbahet e paprekur nga regjimet. Kultura është krijuar nëpër historitë e regjimeve, por në thelb të saj është krijimtaria dhe aderimi i një populli. Kur shembet një monument kulture, kjo nuk ndodh si pasojë e një gjykimi të pjesshëm, që vjen prej shijes së veçantë të dikujt, por prej interesave të përkohshëm që lidhen me përfitimet e disave. I përshëndes dhe i mbështes tërë artistët dhe qytetarët e Tiranës që e mbrojtën kaq gjatë Teatrin Kombëtar. Kur ndodhin humbje, ngjarjen sa edhe vetë humbja, e shënon në histori rezistenca. Në rezistencë mësojmë, e meqë nuk i harrojmë ato mësime, ata që sot përfitojnë, nesër humbin, kurse ata që humbin fitojnë.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti shembja e teatrit kombëtar albin kurti shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll