Politike

Kryemadhi me tone të forta, kërcënon me burg fadromistin që shembi TK dhe policët: Ajo që goditi Silva Cakën, me thonjtë

17 Maj 2020, 14:56 Nga DOSJA
Kryemadhi me tone të forta, kërcënon me burg fadromistin që

TIRANË -Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i është bashkuar protestës së qytetarëve të Parku Rinia. Ajo ka folur me tone të ashpra, duke këcënuar me burg, fadromistin që shembi Teatrin Kombëtar, apo policët që dhunuan deputetët dhe qytetarët.

Ajo ka thënë më tej se me policët do ta marrin personale. Gjithashtu kryemadhi lëshoi mesazh për SPAK, duke i thënë që të hetojnë policët pa numra që ndodheshin në protestë.


Ai fadromisti që shembi godinën në burg do shkoj, ajo policia që goditi Silva Cakën, me thonjtë e saj do mbytet. Ta mbaj mend çdo policë që ka prekur me dorë qytetarët, do e kemi personale. Prokuroria shqiptare dhe reforma në drejtësi që na kanë çarë veshët këta ndërkombëtarët nuk kanë folur. Prokuroria të identifikojë policët pa numra se nuk e dimë në janë bandit apo banda kriminale” u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi ka shkuar sërish në protestë, pas shoqërimit të disa qytetarëve. Në një fjalë para mediave, Kryemadhi u shpreh se ka 40 orë pa gjumë dhe turnin e saj e ka bërë me dinjitet. Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë atyre që flasin për Teatrin të vijnë në shesh e të mbrojnë qytetarët ose të mbyllin gojën

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi shembja e teatrit kombëtar monika kryemadhi shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll