Politike

Shembja e Teatrit Kombëtar, Liçaj mes dhimbjes lëshon një mesazh për Ramën e Veliajn: Nën rrënoja janë edhe dy kufoma q

17 Maj 2020, 13:50 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit Kombëtar, Liçaj mes dhimbjes lëshon një

TIRANËAktori i njohur Neritan Liçaj, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit kombëtar. Në një postim në Facebook, Liçaj shkruan me dhimbje se një pjesë e tij ka vdekur nën rrënoja, por pjesa tjetër është më e fortë se kurrë. Ai ka lëshuar një mesazh për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se tashmë janë kufoma që ndodhen nën rrënojat e Teatrit.

Reagimi i plotë

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërisht aty. Por për fat të keq ka vetëm rrënoja! Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja,por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë! Ka dhe dy kufoma nen ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrare.Rama dhe Veliaj! Me vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty,do qelbet nga kermezimi i dy kufomave.

Neritan Liçaj ka qenë një nga personat më aktiv gjatë dy viteve rezistencë për mbrojtjen e godinës historike. Mëngjesin e sotëm ai u shoqërua nga policia, teksa përpiqej të ndalonte shembjen e Teatrit. Ai u lirua pa orë më vonë dhe iu bashkua sërish protestuesve. Me një cigare në gojë, Liçaj me zërin e ngjirur nuk ka pranuar që të jepte një prononcim për gazetarët.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike neritan licaj shembja e teatrit kombëtar neritan licaj shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll