Politike

Përplasja tek teatri, Kryemadhi: Kam 48 orë pa gjumë, turnin tim e bëra me dinjitet. Ose hajdeni këtu, ose mbyllni gojën

17 Maj 2020, 14:54 Nga DOSJA
Përplasja tek teatri, Kryemadhi: Kam 48 orë pa gjumë, turnin tim

TIRANË- Monika Kryemadhi ka shkuar sërish në protestë, pas shoqërimit të disa qytetarëve. Në një fjalë para mediave, Kryemadhi u shpreh se ka 40 orë pa gjumë dhe turnin e saj e ka bërë me dinjitet.

Më tej ajo u bëri thirrje të gjithë atyre që flasin për Teatrin të vijnë në shesh e të mbrojnë qytetarët ose të mbyllin gojën.

“Mendon që e prishi një godinë, mendon se do rrëzojë historinë e shqiptarëve. Mendon se do t’i këtë me orgjitë e Erion Veliajt me shok. Ai teatër është rrënojë sot dhe është përgjegjësi e të gjithëve neve bashkë. Kam 48 orë pa gjumë, 12 orët e mia si dezhurn i bëra me dinjitet. U bëj thirrje të gjithëve që dalin që bëjnë familje për studentët, për listat e hapura, të vijjë këtu. Të mos vijnë për Bashën e Monikën, por për aktorët. Boll nxorrën projekte dhe mbajnë familje pro teatrit, lë të vinë këtu, orë të mbyllin gojën”, u shpreh Kryemadhi.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar monika kryemadhi protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll