Sport

Lazio po priste që ai të hidhte firmën, Strakosha tremb klubin me problemin e tij të fundit

16 Maj 2020, 19:22 Nga DOSJA
Lazio po priste që ai të hidhte firmën, Strakosha tremb klubin me

Thomas Strakosha fatkeqësisht është dëmtuar në seancën e fundit stërvitore. Portieri i kombëtare shqiptare ka një problem me gishtin e vogël të këmbës dhe fraktura mund ta detyrojë të bëjë një operacion.

Ky është vërtet lajm i keq, sepse Serie A do të rikthehet në qershor dhe ai mund të mos luajë në pjesën e mbetur të sezonit, Lazio, ndërkohë, po tenton ta bindë portierin e kombëtares kuqezi për të rinovuar kontratën. Klubi kryeqytetas i ofron atij një rritje page deri në 2 mln euro, ndërkohë që do të ketë edhe bonuse.

Kontrata e re e tij do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025. Strakosha është një ndër shtyllat e formacionit të Lazios, skuadër e cila po mundohet të fitojë titullin kampion me vetëm 1 pikë diferencë nga Juventusi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll lazio strakosha futboll lazio strakosha

Sondazh

Poll