Sport

VIDEO/Hummels shkel protokollin, futbollisti i Borusia Dortmund “tradhëtohet” nga kamera

16 Maj 2020, 17:45 Nga DOSJA
VIDEO/Hummels shkel protokollin, futbollisti i Borusia Dortmund

GJERMANI-Bundesliga rinisi këtë të shtunë duke respektuar protokollin e masave antikoronavirus, por Mats Hummels “është kapur mat” në një moment gjatë ndeshjes Dortmund-Schalke 0-4. Mbrojtësi i verdhezinjve në mënyrë të pavetëdijshme ka shfryrë hundët, një veprim që nuk lejohet, në bazë të protokollit. Përtej dëshirës për të qenë korrekt me gjithçka, disa zakone të vjetra është e pamundur t’i zhdukësh, siç dëshmohet nga sjellja e Mats Hummels gjatë Derbi Ruhrit.

Aksush nuk do ta kritikonte Hummelsin për këtë veprim në një situatë normale, në kohën e Koronavirusit është rreptësisht e ndaluar.

 

Todos felices con el retorno de la #Bundesliga, hasta que #Hummels hace esto…#BorussiaDortmund #Schalke #Covid19 #Coronavirus #Alemania #MattHummels pic.twitter.com/9Vbw9KgH9F

— Pablo Francia (@Francia_Pablo) May 16, 2020

Kameramanët kamë qenë shumë të kujdesshëm me ritkthimin e Bundesligës, për të fokusuar çdo detaj interesant, si ishte dhe ky rast. Me pak fjalë, rikthimi i Bundesligës është për t’u përshëndetur, por kujdes nga zakonet e vjetra të këqija.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti i borussia dortmund hummels futbollisti i borussia dortmund hummels

Sondazh

Poll