Sport

“Duka na tha se do na dënojë UEFA”, presidenti Gaz Demi flet për kompleksin e ri dhe nisjen e kampionatit

16 Maj 2020, 17:04 Nga DOSJA
“Duka na tha se do na dënojë UEFA”, presidenti Gaz Demi

“Kjo nuk duhet të quhet shtëpia e re e Partizanit, por një investim për familjen e madhe të Partizanit”. Kështu është shprehur presidenti i klubit të kuq, Gaz Demi, në një reportazh të zhvilluar nga RTSH Sport sot.

“Do të jetë një investim i madh për shumë breza. Ka kushtuar shumë dhe akoma nuk kemi përfunduar. Nuk mund të flasim tani për shifra, por është një investim i gjithi nga bizneset e mia”, është shprehur numri 1 i Partizanit, i cili më në fund i dha titullin kampion skuadrës kryeqytetase pas më shumë se dy dekadash.

“Qeveria dhe FSHF nuk kanë investuar asgjë deri tani. Sigurisht që pres diçka nga Federata, pasi ky është investimi më i madh në Shqipëri për futbollin. Është një investim për brezat e ardhshëm. Federatat duhet ta shikojë, pasi në të ardhmen presidenti Duka do gëzojë më shumë se për stadiumin ‘Air Albania’. Është një nga investimet më të mëdha në Ballkan”, ka theksuar Demi.

“Jam i mërzitur nga Edi Rama, i cili i quajti skuadrat si fasoneri, por të gjithë kemi paguar për këto. Kampionati? Personalisht nuk doja të rifillonim, por presidenti Duka ka më shumë informacion dhe na tha se do të na dënonte UEFA, po të mos luanim ndeshjet e mbetura”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka fshf gaz demi duka fshf gaz demi

Sondazh

Poll