Sport

VIDEO/Ziyech i jep lamtumirë Ajaxit mes lotëve, shokët e skuadrës dhe mamaja e tij i bëjnë surprizën e bukur

16 Maj 2020, 09:00 Nga DOSJA
VIDEO/Ziyech i jep lamtumirë Ajaxit mes lotëve, shokët e

AMSTERDAM-Muajin e kaluar, kampionati holandez shpalli të pavlefshëm fituesin e titullit kampion për shkak të të pandemisë së koronavirusit. Vendim në fakt që trishtoi futbollistin e Ajax Ziyech, i cili donte t’i jepte lamtumirën Ajaxit me titullin e fituar. Futbollisti maroken, u soll në kinemanë “Tuschinski” në qendër të kryeqytetit holandez, për të parë katër vitet e kaluara me Ajaxin, krahas mesazheve nga shokët e skuadrës, u publikua edhe një trailer të titulluar “Ëizard of AMS”.

“Është pak e çuditshme”, tha Ziyech. ‘Ju e dini që diçka përfundon, por është një mënyrë e çuditshme për të mbyllur këtë kapitull.

“Jam i lumtur që ndërmarr një hap kaq të rëndësishëm, por ti nuk dëshiron ta përfundosh sezonin kështu.  Je  i pafuqishëm,sikur diçka nuk përfundoi me sukses.”

Duke iu përgjigjur mesazheve të ngrohta të miqve të tij, duke vlerësuar potencialin e maokenit Ziyech u shpreh:

‘Bukur bukur. Këta djem kanë qenë kaq të rëndësishëm në karrierën time.Ata më mbështetën në periudhat e vështira dhe gjithmonë më përkrahnin. Këta djem më ndihmuan shumë në zhvillimin tim si lojtar dhe si person. Unë mësoj prej tyre çdo ditë.”

Ishte një kthesë e fundit kur nëna e Ziyech la një mesazh, Zieych nuk mundi dot t’i mbante lotët.

“Jam me të vërtet e lumtur  që do të shkosh në Londër,” tha ajo.

‘Bëj më të mirën tënde, kujdesu dhe sillu si një zotëri. Unë të dua dhe jam krenar për ty. Paç fat në Londër. ‘

Ziyech reagoi duke thënë këto fjalë.

“Ajo është një grua krenare. Vetëm duke e ditur jetën e vështirë që ajo kishte. Ajo rriti nëntë fëmijë. Humbi burrin e saj shumë shpejt. Unë do e bëj kreanre sepse e dua shumë. Nëse nuk do të ishte për të, do të hiqja dorë nga futbolli shumë kohë më parë. ‘

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ajax chelsea ziyech ajax chelsea ziyech

Sondazh

Poll