Sport

Kushton 70 mln euro, Interi dhe Manchester United vihen përballë për super sulmuesin

15 Maj 2020, 21:37 Nga DOSJA
Kushton 70 mln euro, Interi dhe Manchester United vihen përballë

Nëse je një ndër sulmuesit më të përmendur në treg, do të zgjidhnit Interin apo Manchester United-in? Kjo është pyetja që po i bën vetes lojtari i Lyon-iy, Moussa Dembele.

“Corriere dello Sport” raporton se 23-vjeçari do të largohet nga Ligue 1, për shkak se skuadra e tij nuk arriti të kualifikohej në edicionin e ardhshëm të Champions League pas mbylljes së parakohshme të kampionatit për shkak të pandemisë.

Dembele vlerësohet rreth 70 milionë euro aktualisht. Vlera e tij nuk mendohet se ka rënie prej pandemisë, sepse aftësitë e tij dihen. Për të kanë shfaqur interes edhe Barcelona dhe Chelsea.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter manchester united merkato inter manchester united merkato

Sondazh

Poll