Sport

Barcelona-Bayern, nis gara e merkatos! Kërkohet me ngulm talenti i Ajax-it

15 Maj 2020, 21:04 Nga DOSJA
Barcelona-Bayern, nis gara e merkatos! Kërkohet me ngulm talenti i Ajax-it

Nelson Semedo do të largohet nga Barcelona. Ai nuk ka bindur katalanasit dhe do të ketë një pasues nga Ajax. Drejtuesit e klubit kanë hedhur sytë nga skuadra holandeze, për të rrëmbyer mbrojtësin e djathtë, Sergino Dest.

Semedo pritet të shitet për rreth 40 mln euro dhe kjo shumë mjafton për të kompensuar blerjen e lojtarit amerikan nga Holanda. Dest kërkohet me ngulm edhe nga Bayern. Pra, kjo do të kthehet në një betejë Barcelona-Bayern.

Trajneri Setien duhet të bëjë të paktën katër ndryshime në formacionin e Barcelonës. Skuadra e tij ka nevojë për një qendërmbrojtës, një mbrojtës të djathtë, një mesfushor dhe një sulmues.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona dest merkato barcelona dest merkato

Sondazh

Poll