Sport

Tronditet Spanja, futbollisti i njohur hetohet për shitje ndeshjesh

15 Maj 2020, 20:47 Nga DOSJA
Tronditet Spanja, futbollisti i njohur hetohet për shitje ndeshjesh

SPANJËNga Spanja nuk vijnë lajme të mira për futbollistin e Getafe-s, Jorge Molina, siç raportohet nga Cadena SER, mesfushori i klubit spanjoll mendohet se ka kominukar me disa persona në telefon për të rënë dakord mbi rezultatin dhe për të fituar para në baste sportive. Carlos Aranda, i përfshirë në çështjen Oikos, pason një bisedë mes tij dhe një “Esteban” i caktuar të flasë me lojtarin e Getafe, Jorge Molina, të cilin ai e njeh dhe  shoqërohet.

Bëhet fjalë për ndeshje Getafe-Villareal e sezonit 2018-2019 e luajtur në javën e fundit. Getafe mbeti në vendin e pestë duke siguruar Europa Ligën, por edhe po të fitonte nuk shkonte dot në Champions për shkak se Valencia fitoi dhe rrëmbeu vendin e katërt.

Ndërsa Vilareal kishte dalë prej kohësh nga gara për kompeticionet Europiane sepse ishte në vendin e 14-të.Sipas “Cope”, policia ka kërkuar regjistrimet e bisedave telefonike të Jorge Molinas për të parë nëse ka folur me Pako Esteban, personi që dyshohet për bastvënien dhe cila ka qenë përgjigja e kapitenit të Getafës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbollisti spanjoll getafe jorge molina futbollisti spanjoll getafe jorge molina

Sondazh

Poll