Sport

Tha “jam tifoz i Real Madridit”, Pjanic rrezikon të mos blihet nga Barcelona

15 Maj 2020, 20:32 Nga DOSJA
Tha “jam tifoz i Real Madridit”, Pjanic rrezikon të mos blihet

Miralem Pjanic ka qenë në qendër të zërave të merkatos kohët e fundit për një transferim të mundshëm te Barcelona.

Një transferim që mund të realizohet këtë verë, por që mund të mos pritet shumë mirë nga tifozët katalanas. Arsyeja? Sepse Pjanic është një tifoz i Real Madrid.

Në fakt, siç ka kujtuar Goal, gjatë kohës që ka qenë te Roma, boshnjaku ka thënë se ishte tifoz i madrilenëve, por edhe më parë, në 2009-ën, kur luante të Lyon, ai ka pranuar se ka qenë që në fëmijëri tifoz i Los Blancos.

“Jam tifoz i Real Madrid që nga koha e Zidane dhe Ronaldos, jam dashuruar. Është skuadra ime e preferuar dhe do të jetë përgjithmonë. Do të punoj shumë për të luajtur atje një ditë”, kanë qenë fjalët e Pjanic në atë kohë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona merkato pjanic barcelona merkato pjanic

Sondazh

Poll