Aktualitet

“Po na bëjnë presion sikur të ishim hajdut”/ Gazetarja tregon se çfarë po ndodh tek pallati i saj në Durrës: Të mjer

16 Maj 2020, 10:44 Nga DOSJA
“Po na bëjnë presion sikur të ishim hajdut”/

Durrës- Gazetarja Klodiana Haxhiaj ka deklaruar se pranë pallatit të saj në Durrës ka mbërritur Policia Bashkiake dhe u kërkon banorëve që të dalin nga shtëpitë e tyre. Sipas saj, pallati do të shembet, pasi është “dëmtuar” nga  tërmeti i 26 nëntorit. Gazetarja sqaron më tej Policia Bashkiake po u bën presion qytetarëve.

 

“Brenda 24 ore te largoheni, lini shtepite! Te mjeret njerez nuk e perballojne dot makinerine e nje shteti qe te shtyp sikur nje mize! E cfare rezistence do bejne kur policia i rrethon me dhjetera forca? Te frikesuar po ikin!, shpreht ajo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Policia bashkiake dhe nje shpure pas saj ju kerkojne banoreve te dalin prej shtepive te tyre. Kane rrethuar pallatin e ju kerkojne banoreve te dalin jashte! Banoret sikur te jene kriminele e jo pronare te ligjshem te banesave te tyre! Po i largojne nga shtepite per te fshire cdo gjurme se pallati 1062 ka patur njerez qe prej termetit! Asnje afat per te dale nga banesat, presion e dhune verbale mbi banoret e ngrate qe po lene banesat e tyre sikur te ishin hajdute e jo pronare te ligjshem! Brenda 24 ore te largoheni, lini shtepite! Te mjeret njerez nuk e perballojne dot makinerine e nje shteti qe te shtyp sikur nje mize! E cfare rezistence do bejne kur policia i rrethon me dhjetera forca? Te frikesuar po ikin!

Pak ditë më parë gazetarja Klodiana Haxhiaj denoncoi se pallati në Durrës, në të cilin banon do të prishet, pasi qeveria e ka cilësuar si “të pabanueshëm”, duke i ndryshuar statusin këtij të fundit. Ajo tha se statusi është ndryshuar Këshilli Bashkiak, por nuk janë të qarta arsyet. Gazetarja tregoi se në këtë pallat banon dhe zv.ministrja Rovena Vodo dhe se pallati nuk është në gjendje për t’u rënuar, pasi pas tërmetit në të banojnë 36 familje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klodjana haxhiaj prishja e pallatit në durrës klodjana haxhiaj prishja e pallatit në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat pr...