Aktualitet

Sekuestrohen 100 fidanë në Ishëm, në pranga 2 inspektorë pyjesh…procedohet edhe kryeplaku i fshatit

16 Maj 2020, 09:34 Nga DOSJA
Sekuestrohen 100 fidanë në Ishëm, në pranga 2

DURRËS- Vazhdojnë përpjekjet për të kultivuar kanabis në të gjithë territorin e vendit. Ditën e sotme, pas operacionit të zhvilluar në Krujë, një tjetër sasi prej 100 fidanë është sekuestruar në zonën e Ishmit. Dy inspektorë pyjesh që kanë patur për detyrë të vëzhgonin zonën janë arrestuar, ndërsa kryeplaku i fshatit është proceduar. Policia e Shtetit njofton se është gjetur një sipërfaqe e shpyllëzuar Kuraten , që ishte gati për t’u mbjellë me kanabis. Në pranga kanë rënë R. S. dhe S. D., banues në Ishëm, me detyrë inspektor pyjesh në Njësinë Administrative Ishëm.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vijon kontrolloi masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Vihen në pranga 2 inspektorë të pyjeve në Njësinë Administrative Ishëm, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrollit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në territorin e fshatit Kuraten, Njësia Administrative Ishëm, Durres, kanë konstatuar një sipërfaqje të shpyllëzuar dhe kanë gjetur rreth 100 fidanë kanabis gati për kultivim në këtë sipërfaqe të shpyllëzuar.

Në vijim të veprimeve të kryera u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

R. S. dhe S. D., banues në Ishëm, me detyrë inspektor pyjesh në Njësinë Administrative Ishëm. Si dhe u procedua në gjëndje të lirë kryeplaku i fshatit Kuraten, shtetasi U. D.

Shtetasit e mësipërm nuk kanë kryer detyrën për kontrollin e zonës, pasi nuk kanë konstatuar dëmtimin e pyllit, hapjen e tokës dhe fidanët narkotikë që do kultivoheshin në këtë siperfaqe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzim i krimit”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacion anti-kanabis ne ishem operacion anti-kanabis ne ishem

Sondazh

Poll