Rritet sërish kurba e të infektuarve/ 17 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, virusi përhapet në Tiranë,
16 Maj 2020, 09:01Nga DOSJA
Shqipëri- 17 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 933 numri i të prekurve. Rovena Daja nga ISHP bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë testuaar 306 persona dhe rezultuan me COVID vetëm 17 prej tyre. Sipas saj janë testuar 48 personel mjekësor, por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar. Harta është zgjeruar me 8 raste të reja në Tiranë, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë. Ndërkohë janë shëruar edhe 9 qytetarët dhe numri total i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 është 714. Akualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Ndërsa në spitale janë të shtruar 19 persona.
Njoftimi
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të reja, shkon në 933 numri i të prekruvDr. Rovena Daja Instituti i Shëndetit Publik Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri. Janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19. Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë. Rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë. Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar. Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz, Berat. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
COVID-19 – Statistika (16 Maj 2020) Testime totale 12294 Testime molekulare 11764 Testime serologjike 530 Raste pozitive 933 Raste të shëruara 714 Raste Aktive 188 Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë 78 Krujë 46 Durrës 17 Shkodër 15 Kamëz 12 Berat 10 Fier 5 Elbasan 2 Kurbin 1 Mirditë 1 Korçë 1
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Lezhë- Detaje të reja kanë dalë nga vraja e dyfishtë në Lezhë, ku u ekzekutuan me armë zjarri Kolë Murrani dhe miku i tij, Preng Simoni. Burime për Dosja.al bëj...
Berat-Një lajm i mirë na vjen sot nga Berati, pasi janë kryer 90 testime, por asnjë person nuk ka rezultuar me COVID-19.Pak ditë më parë rezultoi e infektuar nj...
TIRANË- Emisioni i datës 12 maj 2020 i ka kushtuar shtrenjt, gazetares Sonila Meço. Pas më shumë se 2 muaj, që kishter mbyllur studion për të ftuari...
DURRES- Policia e Durrësit, ajo e Krujës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion anti-kanabisit, në disa fshatra të Durrësit, por edhe n...
Ersekë- Sherr në bashkinë e Kolonjës. Policia ka arrestuar 40-vjeçarin Orest Malushi, ish-Drejtor i Ujësjellësit, pasi në ambientet e bashkisë goditi për...
Tiranë- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo është shprehur së fundmi se mjekët janë në shërbim të qytetarëve për çdo rast. Në një postim në Facebook, ai ka p...
Shqipëri- Kjo fundjavë në zonat e kuqe do të jetë njësoj si ajo e kaluar, sa i përket rregullave për COVID-19. Sot dhe nesër në zonat e kuqe lejohen që të dali...
Tiranë- Gazetarja Ardita Bala ka treguar së fundmi se është përlotur teksa ka parë dhunimin e 15-vjeçarit nga Policia e Tiranës. Një një shkrim të gjatë...