Aktualitet

16 Maj 2020, 10:02 Nga DOSJA

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat prapë qeverisë të listës së artistëve që mbështesin ndërtimin e një teatri të ri, Zhusti ka bërë një shënim të gjatë në rrjetet sociale, ku bën thirrje për dialog nga të gjitha palët. Sipas tij, politika po i përdor artistët që janë ndarë duke i drejtuar “armët” njëri-tjetrit. Reagimi i Viktor Zhustit vjen një ditë pasi në media u publikua një peticion ku një grup i njohur artistësh i kërkonin presidentit Ilir Meta, të lejonte vijimin e punës me ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

REAGIMI I PLOTË I VIKTOR ZHUSTIT: 

Pergjigjet flake per flake, grupimet ne: ata te Aleances dhe ata te Turbines, etiketimet “te shitur” per njeri-tjetrin, postimi i video-inervistave “ja cka thene dje filan ikone dhe ja c’ben sot”, jane kompromentuese, te sforcuara, te shtira dhe artificiale. Nuk ndihmojne askend, as vete ceshtjen. Ne kete situate, me shume se kurre, e nevojshme dhe e domosdoshme eshte qetesia dhe mirkuptimi.

Vetem dialogu mund te sjelle zgjidhje te arsyeshme. Gjithcka tjeter: deklarata, peticione, intervista, kercenime, nga cdo pale qe te vijne, jane benzine e hedhur, ne nje zjarr qe vetem shkaterron. Sikur palet politike, te cdo drejtimi, te terhiqen dhe presin, jam i bindur qe vete artistet, do dalin nga istikami, do hedhin armet qe kane drejtuar kunder njeri-tjetrit, do shtrijne e shtrengojne doren, pasi kane intelektin, qytetarine dhe e njohin gjuhen e nevojshme te mirkuptimit midis tyre.

Le te fillojme nga dy momente qe jane emerues i perbashket: te dyja palet, e kane lidhur jeten dhe te ardhmen me ARTIN dhe po te dyja, jane te mendimit qe TEATRI KOMBETAR, meriton ngrehine dhe kushte bashkekohore. Gjendja e krijuar, adresimet dhe fjalori, nuk kane lidhje as me fisnikerine e Teatrit dhe as me qytetarine e artisteve. S’ka pse shperfytyrohemi.

Ne “shfaqje” te tilla, audicionit eshte teper i vogel dhe i perkohshem e pas tyre, gjithkush do mbetet me nje shije te hidhur. Kemi humbur shume kohe, eshte e pafalshme, te humbasim dhe njeri-tjetrin. My mesazh eshte shprehje e trishtimit, kur shoh qorrsokakun ku kemi hyre apo n’a kane futur, neve qe punen cdo here e nisim kolektivisht rreth nje tavoline, ku nis te hedh e hapat e para shfaqja teatrale. Le te nisim pra edhe per kete aksion te ri, nga “puna ne tavoline”.

Sakaq, tensionet për Teatrin Kombëtar kanë kapur majat. Një ditë më parë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depozitoi dje një padi në Prokurorinë e Tiranës për 3 inxhinierë të Institutit të Ndërtimit, të cilët kanë firmosur akt-ekspertimin, ku sugjerojnë shembjen e godinës së teatrit. Ndërkohë, mbrëmjen e 14 majit, Këshillimi Bashkiak i Tiranës mori fshehurazi vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar.  Ky vendim erdhi pasi një javë më parë Këshilli i Ministrave mori vendimin që Teatri Kombëtar të kalonte në pronësi të Bashkisë Tiranë. Këto vendimet janë kundështuar nga opozita, e cila është shprehur se do të bëjë rezistencë.  Për këto grumbllime janë proceduar shumë persona, mes tyre edhe Lulzim Basha.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar viktor zhusti shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar viktor zhusti

Sondazh

Poll