Aktualitet

Parandalohet ngjarja e rëndë në Mirditë/ I theu xhamin e makinës dhe i nxorri armën për ta vrarë, arrestohet 35-vjeçari

16 Maj 2020, 08:32 Nga DOSJA
Parandalohet ngjarja e rëndë në Mirditë/ I theu xhamin e

Mirditë- Parandalohet ngjarja e rëndë në Mirditë. Policia ka arrrestuar 35-vjeçarin me iniciale me iniciale E.Sh, pasi pas një konflikti të çasitit i ka thyer xhamin e makinës personit dhe inciale V.P dhe ka tentuar ta vrasë me armë zjarri.  Mbi 35-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”. 

Njoftimi i Policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave. Kanosi me armë zjarri një shtetas, duke e kërcënuar se do ta vriste, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u vu në pranga 35-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se:

Shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë. Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35-vjeçari në mirditë arrestohet 35-vjeçari në mirditë

Sondazh

Poll