Aktualitet

“Thjesht provoje njëherë se do të çmend”/ Gjykata e Korçës lë në burg babain që akuzohet nga vajza për ngacmim sek

16 Maj 2020, 08:42 Nga DOSJA
“Thjesht provoje njëherë se do të çmend”/

Korçë-Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për babain 37-vjeçar me inicale R.M, i cili akuzohet nga vajza e tij për ngacimin seksual. Mësohet se seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe trupi gjykues ka vendosur ta lërë atë në qeli  37-vjeçarin. Ky i fundit pak ditë më parë mohoi të gjitha akuzat dhe tha se me vajzën kishte marrëdhënie shumë të mira.

 

Më 13 maj në fshatin Vloçisht të Maliqit ndodhi një ngjarje e rëndë, ku një 37-vjeçar u akuzua se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij. Ai është vënë në pranga, ndërsa mësohet se ka qenë 18-vjeçarja që ka denoncuar të atin. Kjo e fundit ka thënë në Polici se babai e ngacmonte dhe ka dorëzuar dhe një bisedë audio të kryer me të. Vajza ka kërkuar edhe një avokat dhe një psikolog dhe ka theksuar se i ati e dhunuar atë që të vogël. Në audion e publikuar në media, babai shprehej ndaj vajzës: “Thjesht provoje njëherë se do të çmend”

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngacmimi seksual vajza degjeneron te atin ngacmimi seksual vajza degjeneron te atin

Sondazh

Poll