Aktualitet

“Po na prishin shtëpinë, jemi të zënë në çark”/ Gazetarja në Durrës: Na i ndryshuan statusin e pallatit, do e shembin, këtu jeton dhe Rovena Voda, ja çfarë thonë gojët e liga

FOTO
Gazetarja shprehet se këtë pallat banon dhe zv.ministrja Rovena Vodo dhe se pallati nuk është në gjendje për t'u rënuar. Ajo ka theksuar se statusi i palletit është ndryshuar kohët e fundit.
Featured image of article: “Po na prishin shtëpinë, jemi të zënë në çark”/ Gazetarja në Durrës: Na i ndryshuan statusin e pallatit, do e shembin, këtu jeton dhe Rovena Voda, ja çfarë thonë gojët e liga Gazetarja, Klodjana Haxhiaj

Durrës- Gazetaja e Klodiana Haxhiaj ka denoncuar së fundmi se pallati në Durrës, në të cilin banon do të prishet, pasi qeveria e ka cilësuar si “të pabanueshëm”, duke i ndryshuar statusin këtij të fundit. Ajo shprehet se statusi është ndryshuar Këshilli Bashkiak, por nuk janë të qarta arsyet. Gazetarja tregon se në këtë pallat banon dhe zv.ministrja Rovena Vodo dhe se pallati nuk është në gjendje për t’u rënuar, pasi pas tërmetit në të banojnë 36 familje. Ajo tregon telefonatat që ka bërë me zyrtarët për këtë çështje, të cilët janë shprehur se ka ardhur një ekspertizë nga Instituti i Ndërtimit dhe duhet ta zbatojnë atë.

“Nuk do ti hyj riekspertimit, por e gjithe kjo me duket histori shume e pabese. Kush nderhyri qe ndryshoi statusi i pallatit? Kush nderhyri qe vendimi për riekspertim te ishte kaq urgjent në Institutin e ndertimit e në keshillin bashkiak? Specialistet italiane e sllovene a nuk folen kur dhane shenjen blu? Shenjen e banimit. Kush fshihet e cfare interesash luhen? Keshilli bashkiak ndryshoi statusin nga Ds3 në Ds4 e I hapi rruge prishjes. Ashtu siç ngrihen nje mije pikepyetje për shkollat qe po prishen në radhe. Ku do shkojne femijet te mesojne kur njekohesisht prishen 4 shkolla nentevjecare në qytet? Apo eshte planifikuar qe serish do marrin arratine femijet me prinderit e tyre si azilante? Gojet e liga thone se prishen per tu hapur trualli. Une dua te besoj se do rindertohen prape edhe shpejt.”, tregon ajo ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Kur te prishin shtepine! Banoret te zene në çark, te pashpresë! “Ore degjo per cilin pallat me the qe do prishet? Une nuk shoh asnje pallat në te gjithe lagjjen te boshatisur. E ke fjalen per ketu tek vajguri? Ky eshte i gjithe plot. Po cili pallat, se ky eshte i vajgurit, ky do prishet? Po te them eshte plot me banore, kete si mund ta prishim”? Kjo eshte biseda qe degjova në mengjes poshte dritares se pallatit , e zgjas koken shikoj te plotefuqishmin e lagjes, i cili me tha se i kerkonte informacion Inspektoriati Urbanistik Ndertimor (ai qe me shume hyn me dinamit e fadroma). Zoteri i them çthua keshtu ne jemi DS3, do nisim riparimet kete jave…
⁃ Motra ka ndryshuar me thote, kane marre vendim ta prishin pallatin..
⁃ Ska mundesi i them jo ky pallat…..
⁃ A e keni Komshie zevendesministren e brendshme?
⁃ Po i kthehem.
⁃ Epo ky do prishet.

Telefonoj kryetarin e Rajonit Leonard Koca.
Nardi po degjojme gjera për pallatin tone.
⁃ Klod nuk di cte them. Në rajonin dy qe kam qendren e Durresit vetem per ju ka ardhur vendimi për prishje. Ata te Institutit nuk jane shprehur per pallatin e Vipave në bulevard, për pallatin e Parashqevi Simakut, apo te tjere qe kane deme shume me te medha se pallati juaj. Shkoni në bashki beni derman. Nuk di ctju thote Nardi. “

Telefonoj nenkryetarin e bashkise Florian Tahiri.
Flori si je? Si I ke femijet?
Mire Klodi si e ke vajzen?
I them po presim cerdhet te hapen…
Flori jemi shqetesuar shume.. po prisnim te riparojme demet degjova nje lajm qe me beri gjakun uje…
mos do prishet pallati im?
-Tek Rovena Voda je? Ai pallat do prishet . Ka ardhur ekspertiza nga Instituti i ndertimit.
⁃ Po pallati ska deme te pariparueshme… eshte plot me banore.
⁃ Klod e kane marre vendimin ata.
⁃ Po kur?
⁃ E kemi kaluar në keshillin bashkiak. Eshte miratuar demolimi. Ka kohe…
⁃ Flori faleminderit!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

……

Po si, si eshte e mundur qe në gjithe kete katastrofe qe la termeti, ata te Institutit të Ndertimit pa gjume do rrinin, qe te parin pallat qe do mernin vendim per prishje, do ishte pallati im?! Në gjithe kete Durres ku demet në pallate jane katastofale do marreshin ata inxhinieret me 6 – kateshin tone, qe ekipet e huaja e vleresuan me DS3, ose deme te riparueshme në mure. Pallati yne i 36 familjeve eshte ndertuar me pune vullnetare per ishoficeret. Kuptohet qe nga kati i dyte e deri në gjashte eshte i banuar. Nga termeti deme pesuan dy katet e para me renie suvaje. Bashkia ka financuar bonus qeraje per keto familje. Por vras mendjen sot e gjithe diten si, e pse, cfare e ka shtyre bashkine e Durresit qe kete pallat e vuri te parin në liste per miratim demolimi në keshillin Bashkiak? A nuk po protestojne pa mbarim banoret e pallatit 13 katesh tek Tod Trungu? Pallatit te Kastratit? Te pallateve në lagjjet numer 5 e numer 8? Lagjja 18 eshte teresisht bosh pasi pallatet kane mbetur germadha. Ne protesta te vazhdueshme jane banoret qe kerkojne ekspertize te thelluar pasi pallatet u jane anuar nga 60 centimetra në shume lagjje. Po ata nuk e kane fatin e pallatit tone qe kemi komshie zevendesministren e brendshme, e cila nje prej apartamenteve e ka në pallatin tone.

Keshilli bashkiak pa opozite, në kete periudhe mbetet i pamonitoruar dhe vendimet miratohen online. Ky keshill pa e patur prezente nje ekspertize te thelluar, në menyre urgjente, teresisht në shkelje te ligjit ka miratuar prishjen e pallatit ku banoj. I vleresuar me deme te shkalles DS3 ose me deme te riparueshme, ky keshilli në mbledhjen online te 23 Prillit ka vendosur prishjen e pallatit ku strehohen 36 familje. Krahas pallatit 1062 keshilli vendosi prishjen e nje pallati në lagj 18, dhe godinen e nje biznesi në Porto-Romano, objekte te cilat kishin nje aktriekspertimi te thelluar nga Instituti Ndertimit.
……
Nuk do ti hyj riekspertimit, por e gjithe kjo me duket histori shume e pabese. Kush nderhyri qe ndryshoi statusi i pallatit? Kush nderhyri qe vendimi për riekspertim te ishte kaq urgjent në Institutin e ndertimit e në keshillin bashkiak? Specialistet italiane e sllovene a nuk folen kur dhane shenjen blu? Shenjen e banimit. Kush fshihet e cfare interesash luhen? Keshilli bashkiak ndryshoi statusin nga Ds3 në Ds4 e I hapi rruge prishjes. Ashtu siç ngrihen nje mije pikepyetje për shkollat qe po prishen në radhe. Ku do shkojne femijet te mesojne kur njekohesisht prishen 4 shkolla nentevjecare në qytet? Apo eshte planifikuar qe serish do marrin arratine femijet me prinderit e tyre si azilante? Gojet e liga thone se prishen per tu hapur trualli. Une dua te besoj se do rindertohen prape edhe shpejt.

….
Ashtu si une te gjithe banoret e pallatit sot nuk flene. Sot kane nje cati mbi koke kane çatine per te cilen kane investuar nje jete pune. E nesermja nuk I dihet aq me shume e ardhmja e panjohur. Te gjithe jane zene si në çark, gati te pashpresë. Shikojne rreth e qark orendite e shtepise e ato nuk jane me njelloj si dje. U ka ikur ngjyra siç u ka ikur buzwqeshja prej fytyrave te te zoterve te shtepise. Po vijne verdalle neper dhoma, e sajdisen sa me vete sa me te afermit, se kane kredite në banke, kujtojne momentet si I mblodhen pak I nga pak leket, blene nje e nga nje elektroshtepiaket, kolltuqet, blene soben, furren. Kalojne nepermend te gjithe ato caste kur u bene me femije, hodhen hapat e pare, kur gjyshwrit iken nje pas nje dhe u percollen per në boten tjeter. Te gjithe vitet në shtepite e tyre dhe papritmas vjen nje dite, shtepia nuk eshte me. Te paret e qytetit I kane vene vulen qe do ta shkaterrojne. Ne me femije te vegjel mendojme ku ti strehojme…
As Vivi sot nuk fle. Mundohem qe retë e dëndura te stuhisë time ti mbaj larg saj. Por femijet e ndjejne.
….
Ne katet e siperm ka te moshuar. Nje prej tyre e degjova kete mbremje se thoshte qe edhe vdekjen do e priste ne banesen e tij. As ne Spitalle, as në ish Kenete , askund nuk shkoj. Do vdes kur te prishin shtepine thote…

J.V/Dosja.al

Shto Koment