Aktualitet

Dhuna ndaj 15-vjeçarit në Tiranë, publikohen pamjet e rënda, pezullohet një efektiv, Policia: Djali kishte dalë me biçikl

16 Maj 2020, 10:09 Nga DOSJA
Dhuna ndaj 15-vjeçarit në Tiranë, publikohen pamjet e

TIRANE- Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, videoja ku 4 policë dhunonin një 15-vjeçar pranë liqenit Artificial në Tiranë. Efektivi i policisë i identifikuar me iniciale G.N., i cili shihet duke goditur me shuplakë adoleshentin, është pezulluar nga detyra. Gjithashtu për 3 efektivët e tjerë të cilët tërhoqën zvarrë adoleshentin, ka nisur hetimi nga Drejtoria e Standarteve, bëjnë me dije burime për Dosja.al.

Pamjet e rënda shkaktuan indinjatën e gazetarëve, aktivistëve të shoqërisë civile në rrjetet sociale, ndërsa reagime ka pasur edhe nga krerët e politikës.

E para që ka treguar detaje për këtë ngjarje ka qenë gazetarja Ardita Bala. Një një shkrim të gjatë ajo ka treguar se policët po e dhunonin barbarisht adoleshentin dhe kokën ia përplasën në pllakat e trotuarit. Ajo thekson se ishte e pafuqishme për të ndaluar dhunën.

Ndërkohë ish-kryeminitri Sali Berisha, ka publikuar disa foto të 15-vjeçarit, në të cilat shfaqen shenjat e dhunës në fytyrë dhe trupin e tij. Berisha shprehet se policia ka dhunuar barbarisht të riun dhe i bën thirrje Avokatit të Popullit dhe organizatave ndërkombëtare që të marrin masa për këtë ngjarje të rëndë.

Por edhe kryedemokrati Lulzim Basha thekson se kjo është e vetmja ofertë që Rama ka për njerëzit në këtë kohë pandemie. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, adoleshenti po lëvizte me biçikletë dhe kishte dalë pa autorizim. Në një rrëfim, nëna e tij shprehet se djali kaloi një traumë, ndërsa shton se i biri ka respektuar karantinën. Ndërkohë që në një njoftim për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se i mituri kishte thyer orarin e karantinës, dhe kjo ka qenë arsyeja sepse është konfliktuar fillimisht me efektivin e Policisë.

(J.V.;G.SH;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha policia dhunon adoleshtin sali berisha lulzim basha policia dhunon adoleshtin sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Maj 2020, 10:02

TIRANË- Aktori Viktor Zhusti, ka shpjeguar ditën e sotme arsyet pse është pro ndërtimit të një Teatri të Ri Kombëtar. Një ditë pas publikimit, në mediat pr...