Aktualitet

‘Bletët punëtore’ pastrojnë bojën e zezë nga Ministria e Brendshme

28 Mars 2019, 19:21 Nga DOSJA
‘Bletët punëtore’ pastrojnë bojën e zezë

TIRANË– Disa orë pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila nisi nga Kuvendi dhe përfundoi tek Ministria e Brendshme ka filluar puna për pastrimin e pasojave.

Siç duket edhe nga videoja e publikuar nga Dosja.al, ka filluar puna për pastrimin e bojës së zezë të hedhur sot mbi godinën e Ministrisë së Brendshme nga njëri prej protestuesve.

Lidhur me këtë, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, akuzoi Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, se jo vetëm ka paguar protestuesit të vijnë në protestë, por po i paguan edhe për të dhunuar. (Lexo këtu)

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot për tre orë protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë ky qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit.(Lexo këtu) Protesusit u përplasën disa herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Protestuesit ndalën marshimin edhe para ministrisë së Brendshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e brendshme protesta e opozites 28 mars 2019 ministria e brendshme protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll