Aktualitet

Akuzohet se mori pjesë në vrasjen e Jurgen Kurtit, të afërmit e Olsi Qalliajt: Jemi të shokuar!

28 Mars 2019, 17:12 Nga DOSJA
Akuzohet se mori pjesë në vrasjen e Jurgen Kurtit, të

FIER- Olsi Qallia, është një prej 3 të akuzuarve për vrasjen e Jurgen Kurtit, të njohur ndryshe si menaxheri i VIP-ave, më 18 mars rreth orës 22:30.

Të afërmit e tij e njohin Olsin si një nga djemtë më të mirë të lagjes, ndërsa shprehen të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Nëna e Olsi Qalliajt është shprehur se, “E vërteta do të dalë në shesh. Ato që kanë dalë janë një skandal, janë të pavërteta. Djali ka nëj xhaxha në Itali dhe një në Amerikë.Nuk është gjetur asnjë armë në shtëpi. Djali nuk ka makinë, nuk ka biznes nuk ka asgjë. Bashkëshorti është në emigracion. Kemi një dyqan të vogël, me atë ushqehemi. Nuk e besojmë që djali e ka bërë këtë gjë”

Ndërsa njëri prej të afërmve të Olsi Qalliajt thotë: “Ne jemi shumë të shokuar nga kjo ngjarje. Olsi është nga djemtë më të mirë të fisit tonë, të lagjes sonë. Nuk e dimë se ç’është kjo ngjarje që ka ndodhur. Jemi shumë të shokuar. Nuk e dimë… Mendojmë se mund të jetë edhe viktimë e shoqërisë, mund të jetë edhe kjo, por që djali më i mirë i lagjes. Është rritur me fëmijët tanë, me djalin tim. Djali im është për doktor sot. Olsi nuk pati mundësi të vazhdonte më tutje. Kushtet ekonomike e detyruan”.

Pjesë nga prononcimi:

Ne jemi shumë të shokuar nga kjo ngjarje. Olsi është nga djemtë më të mirë të fisit tonë, të lagjes sonë. Nuk e dimë se ç’është kjo ngjarje që ka ndodhur. Jemi shumë të shokuar. Nuk e dimë… Mendojmë se mund të jetë edhe viktimë e shoqërisë, mund të jetë edhe kjo, por që djali më i mirë i lagjes. Është rritur me fëmijët tanë, me djalin tim. Djali im është për doktor sot. Olsi nuk pati mundësi të vazhdonte më tutje. Kushtet ekonomike e detyruan.

Sa e pasur është familja e Olsit?

Familja e Olsit është hallexhie siç jemi ne të tërë. Po të shikoni edhe shtëpinë. Po të ishte Olsi me atë jetë luksoze, që dalin në televizione dhe thonë, që e nxjerrin në skafe a ku di unë ku e nxjerrin, shikoni shtëpinë e Olsit. E kishte bërë katin e dytë, e kishte suvatuar e kishte rregulluar. Prandaj jemi të shokuar. Kaq di të them unë.

A mendoni se drejtësia do të veprojë, duke qenë se ju e njihni kaq mirë Olsin?

Ne mendojmë se drejtësia do të bëjë drejtësi. Edhe Olsi besoj se do të dalë i pafajshëm. Kaq dimë te themi, sepse nuk është djalë i tillë. Edhe atje ku punonte me Mandin me makinat ishte thjeshtë për t’u ushqyer.

Gjykata la në burg tre të rinjtë që u arrestuan për vrasjen e Jurgen Kurtit. Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos, akuzohen për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. (Lexo këtu)

Tre të arrestuarit shprehen se autori i krimit është Klodian Bane.

Mësohet se të katërt e kanë ndjekur 26-vjeçarin, Jurgen Kurti për dy javë dhe më pas e kanë vrarë në bashkëpunim për 30 mijë euro.(Lexo këtu)

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) u vra pranë shtëpisë së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flasin të afërmit jurgen kurti olsi qallia vrasja e jurgen kurtit vrasja e menaxherit të vip-ave flasin të afërmit jurgen kurti olsi qallia vrasja e jurgen kurtit vrasja e menaxherit të vip-ave

Sondazh

Poll