Aktualitet

Vritet me plumb në kokë truproja shqiptar në Spanjë, trupi i gjendet pranë lumit

28 Mars 2019, 17:42 Nga DOSJA
Vritet me plumb në kokë truproja shqiptar në Spanjë, trupi i

SPANJË- Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Spanjë. Trupi i tij u zbulua pas një denoncimi të banorëve të zonës, të cilit kishin parë një automjet të parkuar për më shumë se një javë pranë një lumi në rajonin Totana të Spanjës.

Sipas raportimit te medieve spanjolle, trupi i pajetë i shqiptarit u gjet jashtë makinës. Ka ende dyshime nëse shqiptari u vra aty ku edhe u gjet trupi i tij, apo kufoma u transportua pranë lumit pas vrasjes.

Viktima kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit. Autoritetet e kanë identifikuar viktimën me origjinë shqiptare, por emri i tij ende nuk është bërë publik.

Hetuesit spanjollë kanë mësuar se viktima ishte me banim në Mazarron dhe kishte punuar disa kohë më parë në lokalet e natës, ndërsa së fundmi punonte si truprojë. Mediat spanjolle shtojnë se viktima mund të jetë ekzekutuar për shkak të prishjes se pazareve të drogës. Zhdukja e shqiptarit të vrarë ishte denoncuar në polici të hënën e kaluar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet spanje vritet shqiptari vritet shqiptari ne spanje spanje vritet shqiptari vritet shqiptari ne spanje

Sondazh

Poll