Aktualitet

Nga djali i Mira Meksit tek vajza e Artur Zhejit, emrat e 13 diplomatëve të shkarkuar nga Rama

28 Mars 2019, 17:20 Nga DOSJA
Nga djali i Mira Meksit tek vajza e Artur Zhejit, emrat e 13 diplomatëve

TIRANË- Ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një deklaratë për mediat disa ditë më parë njoftoi një shkakrimin e disa diplomatëve shqiptarë në vendet e Evropës.

Burime për Dosja.al nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëjnë me dije se janë 13 diplomatë që janë shkarkuar dhe pritet të kthehen në Tiranë. Të njëjta burime për Dosja.al shtojnë se të shkarkuarit janë:

Pranvera Skana – Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gerarta Ballo, vajza e gazetarit Artur Zhejit– Diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

Marin Meksi, djali i shkrimtarës Mira Meksi, konsull i Ambasadës Shqiptare në Hungari

Florian Nova, diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë

Laureta Minga,  nuk ka asnjë të dhënë për të

Enkeleda Ramizi, diplomate në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë

Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën e Shqipërisë në Athinë

Ardian Mara, nuk ka asnjë të dhënë për të

Adhurim Resuli, diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Vienë

Novruz Çeta, konsull i Shqipërisë në Bullgari

Sarandi Napo , konsull i Shqipërisë në Bullgari

Bruna Koço , konsull i Shqipërisë në Bruksel

Blerta Derhemi, pjesë e misionit shqiptar në BE

Inida Methoxha, konsulle e Shqipërisë në Turqi

Marsela Xhixho, konsulle e Shqipërisë në Danimarkë

Dosja.al mëson se të gjitha shkarkimet janë bërë me firmën e kryeministrit Edi Rama. i cili duket se është tërhequr nga shkarkimet e të afërmve të “VIP-ave”.

Vendet e të saposhkarkuarve mbeten vakante ndërsa ende nuk dihet se kush do të vendoset në vendin e tyre. 

Ditën e djeshme, Cakaj nga Komisioni i Integrimit u shpreh se media e kishte cituar gabim deklaratën e tij, për shkarkimin e 20 diplomatëve duke shtuar se kishte bërë shkëputjen e marrëdhënies së punës dhe një pjesë e tyre do të transferohej.

Një pjesë e diplomatëve të shkarkur shërbejnë për më shumë se një dekadë në përfaqësitë e Shqipërisë, por nga dje ata nuk janë më pjesë e diplomacisë. Cakaj vendimin e tij e justifikoi gjatë deklaratës duke thënë se shumë punonjës nuk ishin në lartësinë e detyrës që mbanin dhe në nuk ishin një linjë me vizionin e qeverisë dhe Kryeminsitrit Rama.

(K.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adhurim resuli ardian mara artur porpollogu blerta derhemi bruna koço edi rama enkeleda ramizi florian nova gent cakaj gerarta ballo inida methoxha laureta minga marin meksi marsela xhixho ministria e puneve te jashtme novruz çeta pranvera skana sarandi napo shkarkimet e diplomateve adhurim resuli ardian mara artur porpollogu blerta derhemi bruna koço edi rama enkeleda ramizi florian nova gent cakaj gerarta ballo inida methoxha laureta minga marin meksi marsela xhixho ministria e puneve te jashtme novruz çeta pranvera skana sarandi napo shkarkimet e diplomateve

Sondazh

Poll