Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë/ Sherr teksa luanin futboll, 21-vjeçari përfundon në spital

28 Mars 2019, 16:37 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Tiranë/ Sherr teksa luanin futboll,

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur në rrugën “Taulantët” në zonën e Institutit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16;50, ku futbollisti 21-vjeçar Olsi Meraj, është plagosur me thikë.

Nga informacionet paraprake mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta, sapo Meraj ka dalë nga stërvitja së bashku me shokun e tij, Kevin Gega. Pranë tyre janë afruar një grup personash , të cilët mësohet se kanë pasur probleme me Gegën.

21-vjeçari është dërguar menjëherë me emergjencë drejt spitalit ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij dhe as lidhur me autorin.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia po punon për kapjen e autorit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kevin gega olsi meraj plagosje me thike ne tirane tirane kevin gega olsi meraj plagosje me thike ne tirane tirane

Sondazh

Poll