Aktualitet

Shembja e Teatrit, shkrimtari në protestë: Barbarët shkatërruan gjithçka, hoqën kujtesën nga Tirana dhe Shqipëria

28 Mars 2019, 16:15 Nga DOSJA
Shembja e Teatrit, shkrimtari në protestë: Barbarët

TIRANË- Në protestën e zhvilluar nga opozita e bashkuar sot në kryeqytet, përveç mbështetësve të PD dhe LSI, të pranishëm ishin edhe qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Një ndër ta ishte edhe shkrimtari Rudi Erebara, i angazhuar me kauzën qytetare për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, Erebara u ndal tek humbja e kujtesës qytetare nga akti i shembjes së Teatrit.

Pjesë nga fjala e Rudi Erebara:

Kemi një vit që mbrojmë teatrin dhe një vit më parë, si dje një vit fiks, ishte Dita Ndërkombëtare e Teatrit. Atë ditë unë kërkova të kishim mbështetjen e Partisë Demokratike nga z. Berisha dhe nga z. Basha, dhe sot e kemi dhe jemi të gjithë bashkë kundër diktaturës. Një vit më parë na quajtën shpellarë ne që mbrojmë Teatrin. Barbarët që duan të shkatërrojnë dhe kanë kanë shkatërruar çdo gjë që kishte kujtesë në këtë qytet dhe në të gjithë Shqipërinë. Barbarët që shkatërruan sheshin “Skënderbej” dhe bënë kodra e fusha.
Barbarët që nuk kanë lënë vend pa mbjellë kulla. Barbarët që kanë mbyllur të gjitha institucionet e artit me kryeministrin piktor. Barbarët që shkatërruan çdo strukturë juridike ku ne mund të drejtoheshim, të zgjidhnim problemin tonë të Teatrit. Ky Parlament për turp votoi dy herë një ligj special për të shembur historinë e këtij vendi. Ku parlament nuk ekziston më. E mbështes plotësisht qëndrimin tim si shkrimtar dhe qytetar, qëndrimin e opozitës që nuk ka zgjedhje me këtë qeveri.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e opozites 28 mars 2019 rudi erebara shembja e teatrit kombëtar protesta e opozites 28 mars 2019 rudi erebara shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll