Aktualitet

Këshillat Studentor deklaratë: 90% e kërkesave s’janë plotësuar, rinisim protestat

28 Mars 2019, 15:51 Nga DOSJA
Këshillat Studentor deklaratë: 90% e kërkesave s’janë

TIRANË- Ditën e sotme janë mbledhur Këshillat Studentorë, të cilët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, lidhur me kërkesat e bëra gjatë protestës studentore, por që sipas tyre në mbi 90% të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar.

Duke u nisur nga mosplotësimi i kërkesave të tyre në deklaratë thuhet:

“Ne rikonfirmojmë një ndër kërkesat tona kryesore:
1. Rrëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë
2. Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave tona.

Ne jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kauzës sonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa i përket këtyre pikave por edhe pikave të tjera.”

Po ashtu ata shprehen se do të kërkojnë takim urgjent me ministren e Arsimit, Besa Shahini.

Deklarata e plotë:

Studentët dolën në protestë në fillim të muajit dhjetor për të kundërshtuar kushtet në të cilat ndodhej sistemi arsimor në Shqipëri. Për disa javë rrjesht ata protestuan fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas para kryeministrisë duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave. Më pas ata u larguan duke paralajmëruar një rikthim të protestave masive në rast se qeveria Rama nuk do t’i plotësonte kërkesat e dorëzuara. Rama publikoi edhe “Paktin për Universitetin”, ku garantohej plotësimi i pikave të parashtruara, një pjesë e studentëve sërish janë shprehur se nuk do të ulen në një tryezë të përbashkët me kryeministrin në rast se ky i fundit nuk do të plotësojë kërkesat. Pas protestave të studentëve Rama ndryshoi edhe një pjesë të kabinetit të tij qeverisës, mes tyre edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla e cila u zëvëndësua nga Besa Shahini.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kerkesat e studenteve këshillat studentorë protestat studentore rinisin protestat kerkesat e studenteve këshillat studentorë protestat studentore rinisin protestat

Sondazh

Poll