Aktualitet

Zjarri shkrumbon 10 hektarë bimësi në Kukës, dyshohet se është i qëllimshëm

28 Mars 2019, 18:50 Nga DOSJA
Zjarri shkrumbon 10 hektarë bimësi në Kukës, dyshohet se

HAS, KUKËS– Prej dy ditësh një pjesë e bjeshkëve të Hasit janë përfshirë nga zjarri, ndërsa zona më rrezikuar është në fshatin Gjinaj. Burime bëjnë me dije për Dosja.al se zjarri ka përfshirë një hapësirë të madhe, por zjarrfikëset  e Bashkisë  Has dhe banorët e zonës janë në terren për të vënë në kontroll flakët.

Mësohet se ndërhyrja është e vështirë për shkak edhe të terrenit të papërshtatshëm dhe erërave të forta që favorizojnë përhapjen e flakëve.

Në vendngjarje janë edhe uniformat blu për verifikimin e shkaqeve ndërkohë  që dyshimet e para janë  që  zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga persona të papërgjegjshëm, pasi vatra të vogla janë shfaqur edhe ditë të tjera.

Dosja.al mëson se deri më tani nga flakët janë djegur rreth 10 hektarë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjen 10 hektarë bimësi zjarr në kukës zjarri i qëllimshëm digjen 10 hektarë bimësi zjarr në kukës zjarri i qëllimshëm

Sondazh

Poll