Aktualitet

3 orë protestë, opozita marshon nga Bulevardi tek Ministria, tensione polici-protestues (Foto+VD)

  • Policët në aksion për të larguar gazetarin që raporton protestën
  • Protesta e opozitës, Vokshi: Policia dhunoi gratë dhe vajzat
  • Plagoset protestuesi: Polici i tha kolegut “shkele me këmbë”
  • Protestuesit përplasen me policinë: Efektivët na thonë do ju q*jmë robtë
  • Policia thirrje Gazmend Bardhit: Merrni masa
  • Basha mbyll protestën: Nuk ka zgjedhje me Ramën
  • Basha ndjesë qytetarëve për oligarkët: U pasuruan dhe nën pushtetin tonë
  • Pas spërkatjes me bojë Ralf Gjoni merr masa, lëviz me truproja
  • Tensione tek ministria e Brendshme, protestuesit qëllojnë me bojë të zezë godinën
  • Opozita zhvilloi sot protestën e shtatë para Kuvendit. Tubimi nisi me tensione mes qytetarëve dhe uniformave blu. Në këtë protestë nuk kanë munguar as shashkat, tymueset dhe tentativa për të hyrë në Kuvend. Të pranishëm në protestë ishin Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Pas përplasjeve janë lënduar disa qytetarë dhe një efektiv policie. Kuvendi ndërkohë ka vijuar i qetë ku janë betuar 2 nga 3 deputetët e rinj. Basha mbylli protestën duke garantuar se nuk ka pakt me kryeministrin Edi Rama.
    Përditësuar:

    TIRANË– Për rreth 3 orë opozita ka protestuar sot para parlamentit, në serinë e shtatë që prej muajit shkurt. Protesta nisi e qetë, ku qytetarët u grumbulluan në disa vende, si selia e Partisë Demokratike, sheshi para Parlamentit dhe tek Minsitria e Brendshme. Banorët e Unazës së Re kanë qenë të parët që janë përplasur me uniformat blu pasi sipas tyre ata u provokuan nga Policët. Tek ministria e Brendshme, u lënduan disa protestues pas përplasjes me Policinë, teksa tentuan të bllokojnë rrugën ku do të kalonte delegacioni holandez. Pas qetësimit të situatës protestuesit janë bashkuar të gjithë tek Kuvendi, ku aty kanë nisur hedhjen e shashkave dhe tymuesve, dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e Policisë që të hyjnë në Kuvend. Policia me megafon ka bërë disa herë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të ndërpresin veprimet e dhunshme, pasi është lënduar dhe një efektiv. Në këtë protestë të pranishëm kanë qenë figurat më të larta të PD dhe LSI, që kanë mbajtur dhe fjalime para protestuesve. Basha dhe Kryemadhi folën gjatë duke kërkuar dhe njëherë mbështetjen e qytetarëve dhe sulmuan qeverinë. Ndërkohë paralelisht në Kuvend, seanca vijoi e qetë pasi u betuan 2 nga 3 deputetët e rinj të opozitës. 99 deputetët e Kuvendit, kanë vijuar dhe diskutimet për projekt-ligjin e Vettingut në Polici.

    ZHVILLIMET ORË PAS ORE NGA PROTESTA:

    Ora 17:15- Shembja e Teatrit, shkrimtari në protestë: Barbarët shkatërruan gjithçka, hoqën kujtesën nga Tirana dhe Shqipëria

    Në protestën e zhvilluar nga opozita e bashkuar sot në kryeqytet, përveç mbështetësve të PD dhe LSI, të pranishëm ishin edhe qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Një ndër ta ishte edhe shkrimtari Rudi Erebara, i angazhuar me kauzën qytetare për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar. Në fjalën e tij, Erebara u ndal tek humbja e kujtesës qytetare nga akti i shembjes së Teatrit.

    Ora 13:20- Basha mbyll protestën: Nuk ka zgjedhje me Ramën

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të protestës së shtatë të opozitës ka treguar edhe njëherë se nuk do të ketë zgjedhje  me Edi Ramën në qeveri. Basha tha se  askush nuk e tradhëton qëndresën e qytetarëve të cilët protestojnë për të ardhmn e fëmijëv të tyre.

    Lulzim Basha, kreu i PD

    Ora 12:25  Protestuesit largohen nga Kuvendi, Noka: Na ndiqni në marshim

    Opozita e bashkuar po vijon protestën, duke ndryshuar skenarin e saj. Edhe pse ishte thënë që do të protestohej para Kuvendit, pas tre orëve grumbullim ka nisur marshimi drejt Minsitrisë së Brendshme.

    Ora 12:32- Nora Malaj përlotet prapë: Protestojmë për shumë Nora që janë këtu, Rama ik!

    Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj është ngjirur dhe përlotur gjatë protestës që është zhvilluar sot para parlamentit. Malaj tha se sot të gjithë qytetarët kanë dalë në protestë kanë një arsye për të rrëzuar qeverinë Rama, që sipas saj, varfëroi shqiptarët. Ish-deputetja e LSI shihet e emocionuar teksa flet para turmës së protestuesve, ndërkohë që e njëjta situatë përsëritet me Malajn sa herë që ka protestë.

    Ora 12:15- Protesta para parlamentit, plagoset i riu, policia merr zvarrë qytetarin (Foto)

    Situata e protestës para parlamentit është tensionuar sërish. Dosja.al ka siguruar një foto nga momenti kur një qytetar është plagosur dhe shihet i shtrirë përtokë. Sakaq, një tjetër qytetar është marrë zvarrë nga policia në momentet kur po tentonte të çante kordonin.

    Qytetari i plagosur dhe qytetari që u mor zvarrë në protestë

    Ora 11:32: Tensione në protestë, qytetarët tentojnë të çajnë kordonin e Policisë 

    Tensione në protestën e opozitës. Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë dhe të futen në Kuvend. Po ashtu janë hedhur shashka dhe tymuese, dhe për këtë gjë policia ka bërë thirrje që të këto veprime të ndërpriten. Mësohet se mes qytetarëve dhe uniformave blu ka pasur dhe tensione, ku është lenduar një polic dhe disa qytetarë.

    Ora 11: 07  Policia thirrje Gazmend Bardhit: Merrni masa

    Gjatë protestës ka pasur hedhje të shashkave dhe tymueseve, dhe për këtë policia ka bërë thirrje që të mos vijohet me këto veprime. Me megaofon punonjësit e uniformave blu i janë dretuar Gazmend Bardhit si organizator i protestës që të marrë masat që protestuesit të ndërpresin menjëherë këto veprim.

    10:30:  Plagoset protestuesi: Polici i tha kolegut “shkele me këmbë”

    “Më goditi një polic, ndërsa tjetri i thoshte shkele me këmbë”, tha protestuesi për Fax News. I pyetur nëse ishte duke e goditur ai policinë, protestuesi tha se ishte duke protestuar paqësisht.

    10:09: Protesta e opozitës, Vokshi: Policia dhunoi gratë dhe vajzat

    Ish-deputjetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur nga protesta e opzitës duke thënë se Policia ka dhunuar gratë dhe vajzat.

    10:00: Tensione/ Protestuesit përplasen me policinë: Efektivët na thonë do ju q*jmë robtë

    Banorët e Astirit janë përplasur me Policinë te Pedonalja, pasi kanë tentuar të çajnë gardhin e policisë dhe gardhet prej hekuri që ndodhen para ministrisë së Brendshme.

    09:49: Pranoi mandatin, kreu i Ballit Kombëtar: PD nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje me ne

    Në një deklaratë për mediat Alimadhi deklaroi se kishte pranuar mandatin pasi kështu kishte vendosur kryesia e partisë së tij dhe se Basha nuk ka zbatuar asnjë marrëveshje.

    (J.V.F.M.A.B.F.G/Dosja.al )

    Shto Koment