Aktualitet

23 të arrestuar në protestë, banorët e Astirit marshojnë për tek Drejtoria e Policisë

28 Mars 2019, 17:49 Nga DOSJA
23 të arrestuar në protestë, banorët e Astirit

TIRANË- Banorët e Astirit kanë dalë sërish mbërmjen e sotme në protestë kundër shembjes së banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, banorët e Astirit të përkrahur edhe nga ish-deputetët e opozitës, kanë kërkuar lirimin e të shoqëruarve nëpër protesta.

Me thirrje lironi djemtë tanë, ata janë nisur në marshim për tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku do të protestojnë për lirimin e të shoqëruarve, ndaluarve apo edhe të arrestuarve në protestat e ditëve të fundit, përfshirë atë të sotmen para Kuvendit të Shqipërisë.

Vetëm ditën e sotme mësohet se janë arrestuar 23 persona, ndërsa kreu i FRPD, Belind Këlliçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, tha se janë ndaluar 35 protestues. (Lexo këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e astirit protesta e opozites të shoqëruarit në protestë protesta e astirit protesta e opozites të shoqëruarit në protestë

Sondazh

Poll