Aktualitet

OFL-ja nxjerr njoftimin, kush janë tre të fortët e Tiranës që u shkoi pusulla në derë

14 Maj 2020, 09:34 Nga DOSJA
OFL-ja nxjerr njoftimin, kush janë tre të fortët e Tiranës

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar sot njoftimin zyrtar të pusullës që iu dërgua tre të fortëve të Tiranës,  Denis Qordja, Fotjon Manabej dhe Shkëlqim Sharra, emrat e të cilëve, Dosja.al i publikoi një ditë më parë.

Përmes njoftimit, OFL bën me dije se tre personat e shënjestruar do të duhet të japin llogari para drejtësisë, për pasuritë e tyre dhe të bëjnë vetëdeklarimin.

Denis Qordja është i njohur për dënimet që ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucioni. Fotjon Manabej, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe më parë është dënuar më 8 shtator të vitit 2007 nga Gjykata e Aleksandrisë me 5 vjet e 3 muaj burg, për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Dënimin e marrë në Itali, Manabej, e vuajti në Shqipëri, pasi ra në prangat e Policisë në vitin 2014,

Ndërsa Shkëlqim Sharra është dënuar për trafik ndërkombëtar droge dhe është arrestuar më herët në Shkodër, pasi në makinë i janë gjetur 16 kg marijuanë.

Njoftimi i policisë OFL, 14 maj

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

D.Q., F.M. dhe L.D., banues në Tiranë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denis qordja fotjon manabej shkëlqim sharra denis qordja fotjon manabej shkëlqim sharra

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 07:48

Nuk ka shi, JO! Maji do jetë përvëlues

TIRANË– Shqipëria dhe gjithë Ballkani Juglindor do të përfshihen nga vala e parë e të nxehtit. “Do të jetë i nxehtë i jashtëzakonshëm veçanërisht kë...