Aktualitet

Kujtim Gjuzi merr në mbrojtje Mustafa Licin, ‘shënjestrën’ e OFL-së: S’ja merrni dot pronat! I shpreh zhgënjimin Lles

14 Maj 2020, 09:29 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi merr në mbrojtje Mustafa Licin,

TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka akuzuar anëtarët e këshillit Politik që janë mbledhur për Reformën Zgjedhore, dhe i ka kërkuar deputetes Rudina Hajdari që mos të shkojë më në atë tryezë. Me tone të ashpra, Gjuzi tha se Këshilli Politik është njësoj me Këshillin Nacional Çlirimtar, që sipas Gjuzit vrasin qindra njerëz dhe nuk u gjenden eshtrat. Gjuzi shtoi se do të punohet fort që pronarëve t’u kthehen pronat dhe se pronat e Mustaf Licit nuk do të preken.

Gjuzi iu kthye edhe ministrit Sandër Lleshaj, përsa i përket protestës së zhvilluar ku përfundi e lënduar aktivistja Inva Kurti dhe i tha: Nuk e prisja këtë prej teje, nuk të komandon Rama ty. Nuk ma merr mendja të të komandojë Rama.

Janë baraz, si ai këshill që vrau qindra njerëz që s’u janë gjetur eshtrat. Rudina,mos shko më te ai këshill, ti je vajza e Azemit që në këtë foltore ka marrë plagë, mos e plagos më. U them gjithë opozitës këtu, edhe unë kam dhënë votë pro, për marrëveshje ndërkomëbatre për të ardhur financat, por jo kur duan të grabisim pronën. Po se merrni pronën e Mustaf Licit ju, ne do të punojmë që pronarëve tu kthenen pronat, dëmi i shkaktuar, fitimi i munguar”– tha ai.

Mustafa Lici është një prej të cilëve Operacioni Forca e Ligjit i shkoi në derë dhe i kërkoi të deklaronte pasurinë. Në emër të djalit të tij në kërkim nga policia, babai i Ibrahim Licit, Mustafai refuzoi t’i përgjigjet OFL-së dhe u shpreh se ai nuk është nën hetim e për rrjedhojë s’mund t’ja marrin pronat.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet keshilli politik kujtim gjuzi mustafa lici rudina hajdari sander lleshaj keshilli politik kujtim gjuzi mustafa lici rudina hajdari sander lleshaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 07:48

Nuk ka shi, JO! Maji do jetë përvëlues

TIRANË– Shqipëria dhe gjithë Ballkani Juglindor do të përfshihen nga vala e parë e të nxehtit. “Do të jetë i nxehtë i jashtëzakonshëm veçanërisht kë...