Aktualitet

Shembja e Teatrit Kombëtar, nesër diskutohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës

14 Maj 2020, 09:01 Nga DOSJA

Tiranë- Ditën e nesërme në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të diskutohet për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në mbledhjen e nesërme është futur në rend dite edhe shembja e godinës së teatrit, për të cilën ka pasur reagime të shuma.

 

Pak ditë më parë Këshilli i Ministrave mori vendimin që truallin e Teatrit Kombëtar ta kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e teatrit kombëtar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Maj 2020, 07:48

Nuk ka shi, JO! Maji do jetë përvëlues

TIRANË– Shqipëria dhe gjithë Ballkani Juglindor do të përfshihen nga vala e parë e të nxehtit. “Do të jetë i nxehtë i jashtëzakonshëm veçanërisht kë...