Politike

Basha ndjesë qytetarëve për oligarkët: U pasuruan dhe nën pushtetin tonë

28 Mars 2019, 12:35 Nga DOSJA
Basha ndjesë qytetarëve për oligarkët: U pasuruan dhe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në përfundim të protestës së shtatë të opozitës ka treguar edhe njëherë se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën në qeveri.

Basha tha se askush nuk e tradhëton qëndresën e qytetarëve të cilët protestojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kjo fjalë Bashës i shërbeu për të kërkuar dhe ndjesë për të gjithë ata që ishin bërë milionerë në kohën kur qeveriste PD.

“Falenderoj gazetarët e ndershëm dhe u them turp pronarëve të mediave që janë blerë nga pushteti. Ndjesë qytetarëve për të gjithë ata që u bënë milionerë gjatë pushtetit tonë, në kurrizin dhe mbi djersën tuaj”, tha Basha.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar për tre orë, nw protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë teksa  qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit.

Protestuesit u përplasën dia herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Në protestën e sotme kanë marrë pjesë figurat më të larta të PD dhe LSI të cilat kanë bërë thirrje qytetarëve për rezistencë dhe për mbështetje.

Opozita kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu cilësojnë dhe jolegjitim Kuvendin, pasi sipas tyre nuk përfaqëson me popullin. Kujtojmë që shumica e deputetëve të opozitës kanë lënë mandatet.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019 lulzim basha protesta e opozites protesta e opozites 28 mars 2019

Sondazh

Poll