Politike

Protesta e opozitës, Rama: Gati produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë

28 Mars 2019, 13:02 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, Rama: Gati produkti më i ri për nxirjen e

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka reaguar për protestën e opozitës duke ironizuar me një postim në Instagram. Rama ka postuar një video nga protesta kur protestuesit spërtakën me bojë të zezë ministrinë e brendshme. “Gati për eksport nëpër botë produkti më i ri për nxirjen e Shqipërisë” – shkruan Rama mbi foto.

Opozita e bashkuar ka zhvilluar sot për tre orë protestën e saj të shtatë. Protesta nisi e qetë ky qytetarët ishin grumbulluar në disa vende, si tek ministria e Brendshme, selia e PD dhe tek sheshi para Kuvendit.  Protesusit u përplasën disa herë me Policinë, pasi tentuan që të çanin kordonin dhe të hynin në Kuvend. Protestuesit ndalën marshimin edhe para ministrisë së Brendshme.

Në shenjë proteste, një pjesë e tyre spërkati me bojë muret e ministrisë së brendshme. Në protestën e sotme kanë marrë pjesë figurat më të larta të PD dhe LSI të cilat kanë bërë thirrje qytetarëve për rezistencë dhe për mbështetje. Opozita kërkon largimin e Ramës si Kryeministër dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu cilësojnë dhe jolegjitim Kuvendin, pasi sipas tyre nuk përfaqëson më popullin. Kujtojmë që shumica e deputetëve të opozitës kanë lënë mandatet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama protesta e opozites 28 mars 2019 sperkatja me boje edi rama protesta e opozites 28 mars 2019 sperkatja me boje

Sondazh

Poll