Politike

Vettingu në Polici/ Xhafaj kundër Lleshajt: S’mund ta bëjë SHÇBA, procesi u vonua me alibi false

28 Mars 2019, 12:21 Nga DOSJA
Vettingu në Polici/ Xhafaj kundër Lleshajt: S’mund ta

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i del kundër ministrit aktual, Sandër Lleshaj për propozimet e bëra nga ky i fundit për Vettingun në Polici. Fatmir Xhafaj, iniciator i nismës për Vettingun në Polici, tha se ky proces nuk mund të kryhet nga punonjësit e SHÇBA, propozim ky i bërë nga Lleshaj. Xhafaj tha se SHÇBA, (Shërbimi i Cështjeve të Brendshme dhe Ankesave), nuk garanton pavarësinë e procesit.

Pjesë nga fjala e Fatmir Xhafajt:

Policia nuk është pasuri e partive, por shtyllë e shtetit të së drejtës. Vetingu mbetet instrument kyç. Keqardhje që me alibi false nuk u bë i zbatueshëm në kohë, por për dy vite futëm në procesin e zbatimit në drejtësi. Gjithsesi më mirë se vonë se kurrë, nuk është herezi ndryshimi i një ligji, por në vlerësimin tim ndryshimet nuk janë të duhura në disa arsye, mund të cënohet pavarësia e procesit. Kemi të bëjmë me skanim të veçantë, dhe nuk mund të bëhet nga SHCBA, në varësi të ministrit. Një nga sukseset e vettingut në drejtësi është se është i besueshëm nga të gjithë. Së dyti cenohet cilësia dhe shpejtësia e procesit. SHCBA-ja nuk ka kapacitetet për ta kryer këtë proces. Ti besojmë vettingun 13 mijë punonjësve një institucioni që ka 100 punonjës vlerësoj se do ta ngadalësojë procesin. Argumenti financiar nuk është i justifikuar, ajo shumë që mendohet se do të kursehet 2 mln euro, është e papërfillshme nga ajo që pritet. Por një gjë është pozitive, nuk preket thelbi i vlerësimit dhe kriteret.

Më herët në Kuvend, ministri Sandër Lleshaj kërkoi shtyrje të afateve për Vettingun në Polici. (Lexo ketu).  Xhafaj ka komentuar edhe përgjimet e publikuara nga PD, ku pretendohet se ish-drejtori i Policisë së Fierit i ka dhënë lekët Fredi Alizotit që të dëshmonte se ishte paguar nga PD për të luajtur rolin e Agron Xhafaj. (Lexo ketu). 

Xhafaj tha se: Politika e baltës është riaktivizuar këto ditë. Historitë e stisura nga lolot e PD-së sigurisht nuk kanë për qëllim të vërtetën.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fatmir xhafaj sander lleshaj seanca plenare 28 mars 2019 fatmir xhafaj sander lleshaj seanca plenare 28 mars 2019

Sondazh

Poll